Lajme
Izraeli shpall “pauzë taktike” për ndihma humanitare në Gaza
Izraeli njoftoi të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Rripit të Gazës, me qëllim krijimin e korridoreve të sigurta për hyrjen e ndihmës humanitare. Ushtria izraelite tha se masa është marrë në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për të lehtësuar krizën e thelluar të urisë në territorin palestinez, shkruan REL, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, pauza do të jetë e përditshme nga ora 10:00 deri në 20:00 dhe do të zbatohet në zona ku aktualisht nuk ka operacione aktive ushtarake, përfshirë Al-Mawasi, Deir el-Balah dhe qytetin e Gazës. Ushtria izraelite tha gjithashtu se ka filluar dërgimin nga ajri të paletave me ushqim dhe se “rrugë të sigurta të caktuara” janë hapur për autokolonat e OKB-së dhe organizatave të tjera humanitare.
Megjithatë, reagimi ndërkombëtar ka qenë i kujdesshëm. Deri tani, nuk ka pasur ndonjë koment zyrtar nga Kombet e Bashkuara apo nga organizatat jofitimprurëse që operojnë në Gaza, ndërkohë që burime humanitare kanë shprehur skepticizëm dhe kanë theksuar nevojën për prova konkrete në terren.
Ushtria izraelite hodhi poshtë akuzat se po përdor urinë si armë kundër popullsisë civile palestineze, duke thënë se “operacionet e fundit për shpërndarjen e ndihmës hedhin poshtë pretendimin e rremë për uri të qëllimshme”.
Kujtojmë se Izraeli vendosi një bllokadë të plotë ndaj Gazës më 2 mars, pas dështimit të bisedimeve për armëpushim. Vetëm në fund të majit nisi rifurnizimi me ndihma, mes paralajmërimeve për një krizë të afërt urie. Sipas raportimeve, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin premtuar rifillimin e hedhjeve ajrore të ndihmave, ndërsa Britania njoftoi bashkëpunim me Jordaninë për të mbështetur këto përpjekje.
Megjithë masat e fundit, situata humanitare në Gaza mbetet kritike. Të shtunën, agjencia palestineze e mbrojtjes civile raportoi se mbi 50 palestinezë u vranë nga sulmet dhe të shtënat izraelite, disa prej tyre ndërsa prisnin ndihma pranë qendrave të shpërndarjes. Kjo ngre dyshime serioze për sigurinë reale të korridoreve të ndihmës dhe efektivitetin e “pauzës taktike”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











