EURO 2025

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale pas penalltive

Edhe pse ishte duke humbur 2:0, Anglia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Anglia do të përballet me Italinë në gjysmëfinale të Evropianit të Femrave që po zhvillohet në Zvicër.

Edhe pse ishte duke humbur nga Suedia, 0:2, anglezet u rikthyen dhe barazuan shifrat në 2:2, derisa pas penalltive siguruan gjysmëfinalen, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë për suedezet e shënoi kapitenia Kosovare Asllani.

Ky ishte goli i dytë për Kosovaren në këtë kampionat, derisa ka edhe tri asistime.

Kosovarja luajti deri në minutën e 77-të, kurse anglezet shënuan në minutën e 79 dhe 81.

Të premten zhvillohet çerekfinalja e tretë ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës nga ora 21:00.