Jeta në Zvicër
Ka paguar tatime më shumë se duhet, 250 mijë franga dëmshpërblim
Komuna e tij, gjegjësisht asamblea komunale ka marrë një vendim që personit të dëmtuar t`i paguhet një dëmspërblim prej 250 mijë frangash
Një punëtor ndihmës 41 vjeçar nga Dürnteni, fshat në kantonin e Cyrihut ka paguar gjatë gjithë kohës më shumë tatim se sa i ka takuar. Këtë e ka bërë për shkak se ka pasur problem me shkrim-lexim. Duke mos qenë në gjendje të bëjë plotësimin e formularëve për obligimin tatimor, komuna gjithmonë ia ka nxjerrë tatimin në bazë të vlerësimit paushall.
Ky vlerësim ka ardhur vazhdimisht duke u rritur kështu që i dëmtuari disa herë ka qenë para falimentimit, shkruajnë mediet zvicerane.
Pasi që televizioni “Beobachter TV” e ka publikuar rastin në një emision në vitin 2014, ai është bërë i njohur në gjithë Zvicrën.
Si rezultat, komuna e tij, gjegjësisht asamblea komunale ka marrë një vendim që personit të dëmtuar t`i paguhet një dëmspërblim prej 250 mijë frangash. Krahas kësaj, komuna do të marrë mbi vete edhe pagesën e të gjitha tatimeve eventuale që kantoni ia cakton të dëmtuarit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt









