Lajme
Trump konfirmon dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se SHBA-ja do të dërgojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit rus. Këtë deklaratë ai e bëri të dielën gjatë një prononcimi për gazetarët në Bazën e Përbashkët Andrews, pranë Uashingtonit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
“Ne do t’u dërgojmë atyre Patriot, të cilët u nevojiten me dëshpërim, sepse Putini me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje. Por ka një problem të vogël aty. Nuk më pëlqen,” deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet për një qëndrim më të ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Trump nuk specifikoi se sa njësi Patriot do të dërgohen në Ukrainë, por theksoi se dërgesa do të financohet plotësisht nga NATO dhe Bashkimi Evropian. “Ne në thelb do t’u dërgojmë atyre pjesë të ndryshme të pajisjeve ushtarake shumë të sofistikuara. Ata do të na paguajnë 100 për qind për to, dhe kështu e duam ne. Ne nuk do të paguajmë asgjë për të, por do ta dërgojmë. Do të jetë biznes për ne,” shtoi ai.
Ky zhvillim ndodh në një kohë kur administrata Trump po përballet me sfida në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë fushatës presidenciale, ai kishte premtuar se do të siguronte paqe në rajon, por deri më tani përpjekjet e tij për të bindur Putinin për një armëpushim nuk kanë dhënë rezultat, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi vjen gjithashtu pak ditë pasi Pentagoni bëri të ditur se kishte pezulluar përkohësisht disa dërgesa armësh drejt Kievit, për shkak të pakësimit të rezervave amerikane.
Trump pritet të takohet të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare. Javën e kaluar ai kishte paralajmëruar një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë, pa dhënë detaje.
Ndërkohë, edhe aleatët evropianë janë zotuar për mbështetje shtesë ndaj Ukrainës. Në një konferencë të mbajtur në Romë për rimëkëmbjen e Ukrainës, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të blerë sisteme Patriot për Kievin, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











