Lajme
Evropë: Qindra fluturime anulohen për shkak të grevës në Francë
Evropa po përballet me kaos në udhëtime ajrore, pasi qindra fluturime janë anuluar për të dytën ditë me radhë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Francë. Greva dyditore, e nisur nga dy sindikata të vogla që kërkojnë përmirësime në kushtet e punës dhe shtim të stafit, ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në prag të sezonit veror të pushimeve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet e aviacionit në Francë i kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë një numër të madh fluturimesh, jo vetëm atyre që nisen apo mbërrijnë në Francë, por edhe atyre që kalojnë nëpër hapësirën ajrore franceze. Sipas shoqatës Airlines for Europe (A4E), rreth 1,500 fluturime janë anuluar të enjten dhe të premten, duke ndikuar te mbi 300 mijë pasagjerë.
“Kontrolli ajror francez tashmë regjistron disa nga vonesat më të mëdha në Evropë dhe tani veprimet e një pakice do të shkatërrojnë planet e pushimeve për mijëra njerëz në Francë dhe përtej saj,” tha drejtuesja e A4E-së, Ourania Georgoutsakou. Ajo shtoi se vetëm të enjten, greva ka shkaktuar gati 500,000 minuta vonesa në rreth 33,000 fluturime komerciale.
Kompania Ryanair, linja ajrore më e madhe në Evropë për nga numri i pasagjerëve, njoftoi anulimin e më shumë se 400 fluturimeve, duke e quajtur grevën të papranueshme. CEO i Ryanair, Michael O’Leary, kërkoi ndërhyrjen e Komisionit Evropian për të mbrojtur të ashtuquajturat “fluturime transit” mbi Francë. “Nga 400 anulime, 350 mund të ishin shmangur nëse BE-ja do të mbronte fluturimet kalimtare gjatë grevave,” u shpreh O’Leary.
Të enjten, Drejtoria e Aviacionit Civil të Francës (DGAC) raportoi 933 fluturime të anuluara, rreth 10 për qind të totalit të planifikuar për atë ditë. Në aeroportet kryesore të Parisit, ky numër arriti në 25 për qind. Ndërsa të premten, situata parashikohet të jetë edhe më e rëndë, me kërkesën e DGAC-së për anulimin e 40 për qind të fluturimeve.
Kryeministri francez, François Bayrou, e quajti grevën “tronditëse”. “Të zgjedhësh ditën kur të gjithë nisen për pushime për të shkuar në grevë, është si të marrësh francezët peng,” deklaroi ai për televizionin BFMTV.
Efektet e grevës nuk janë ndjerë vetëm në Francë, pasi ndërprerja ka shkaktuar qindra anulime edhe në vende të tjera evropiane për shkak të varësisë nga hapësira ajrore franceze, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












