Lajme
Mbyllen përkohësisht mbi 1 mijë shkolla në Francë për shkak të temperaturave ekstreme
Raportohet se për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1.350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë, përcjell albinfo.ch.
Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi se është lëshuar alarm i kuq në 16 provinca, përfshirë kryeqytetin Paris, dhe një alarm portokalli është lëshuar në 68 provinca për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Temperaturat pritet të jenë të paktën 20 gradë dhe të arrijnë deri në 41 gradë Celsius gjatë ditës në vend.
Për shkak të nxehtit ekstrem, rreth 1.350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë në gjithë vendin. Dje mësimi u pezullua në 750 shkolla për të njëjtën arsye.
Ndërkohë, rritja e ndotjes së ozonit në Paris dhe rrethinat e tij për shkak të motit të nxehtë ka bërë që autoritetet lokale të ndërmarrin masa.
Në një deklaratë të djeshme nga Departamenti i Policisë së Parisit thuhej se vetëm disa automjete që ndotin më pak mjedisin do të lejohen në trafik në Paris dhe disa provinca përreth, ndërsa është ndaluar qarkullimi për të gjitha automjetet e tjera.
Automjetet që operojnë për dobi publike janë të përjashtuara nga ky vendim, ndërsa janë ulur kufizimet e shpejtësisë në zonat përkatëse.
Në Francë, për shkak të motit të nxehtë, aktivitetet e njërit prej reaktorëve të centralit bërthamor “Golfech” në provincën Tarn-et-Garonne janë ndalur që nga 29 qershori.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













