Lajme
Komandanti iranian paralajmëron hakmarrje kundër SHBA-së
Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, udhëheqësit më të lartë ushtarakë iranianë kanë reaguar ashpër, duke paralajmëruar se sulmi ka hapur rrugën për një hakmarrje të ashpër dhe të pashmangshme, shkruan CNN, transmeton albinfo.ch.
Gjeneral Major Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, deklaroi të hënën përmes mediave shtetërore se “Amerika kriminale ka hapur dyert për luftëtarët e Islamit për çdo veprim kundër interesave dhe ushtrisë së saj, dhe ne nuk do të tërhiqemi kurrë në këtë drejtim.”
Sipas tij, me këtë veprim, SHBA-të kanë “hyrë drejtpërdrejt në luftë duke shkelur sovranitetin e Iranit Islamik dhe duke prekur tokën e shenjtë të vendit tonë.”
Paralajmërime të forta janë bërë edhe nga zëdhënësi i komandës qendrore të forcave të armatosura, Ibrahim Zolfaqari, i cili në një video të publikuar nga agjencitë shtetërore Fars dhe Mehr, tha: “Do të përgjigjemi me operacione të fuqishme dhe të synuara që do të sjellin pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe të dhimbshme.”
Zolfaqari shtoi se sulmi amerikan jo vetëm që ishte “i kotë”, por “do të zgjerojë fushën e objektivave legjitime për ushtrinë iraniane dhe do të hedhë themelet për zgjerimin e luftës në të gjithë rajonin.”
Në fund të deklaratës, Zolfaqari, duke kaluar në gjuhën angleze, drejtoi një mesazh personal ndaj Presidentit të SHBA-së: “Trump kumarxhiu, ti mund ta fillosh këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë.”
Deri më tani, nuk ka pasur ende një reagim publik nga udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, megjithëse pritjet janë që një deklaratë e tij të përcaktojë vijën e ardhshme të qëndrimit iranian, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









