Lajme
Britania voton në favor të dekriminalizimit të abortit

Ligjvënësit britanikë votuan dje për të dekriminalizuar abortin në Angli dhe Uells, pasi një ligjvënës argumentoi se ishte mizore të ndiqeshin penalisht gratë për ndërprerjen e një shtatzënie, sipas AP.
Dhoma e Commons miratoi një amendament në një projektligj më të gjerë për krimin që do të parandalonte ndëshkimin penal të grave – sipas një ligji të vjetëruar.
Tonia Antoniazzi, anëtarja laburiste e Parlamentit – e cila prezantoi një nga amendamentet – tha se ndryshimi ishte i nevojshëm – pasi policia kishte hetuar më shumë se 100 gra për aborte të dyshuara të paligjshme gjatë pesë viteve të fundit – përfshirë gra që kanë pësuar aborte spontane natyrale dhe lindje të foshnjave të vdekura.
Amendamenti u miratua me 379 vota pro dhe 137 kundër. Sipas ligjit aktual, mjekët mund të kryejnë ligjërisht aborte në Angli, Skoci dhe Uells deri në 24 javë, dhe përtej kësaj në rrethana të veçanta, kur jeta e nënës është në rrezik.
Aborti në Irlandën e Veriut u dekriminalizua në vitin 2019.
Ndryshimet në ligjin e zbatuar gjatë pandemisë së COVID-19 u lejojnë grave të marrin pilula aborti dhe të ndërpresin shtatzënitë e tyre në shtëpi brenda 10 javëve të para
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois Edona Preza, një aktiviste e komunitetit shqiptar në Amerikë ...
-
Lyon: Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët” dhuron emocione me këngë e valle shqipe
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz