Lajme
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Në një deklaratë, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë, duhet parë në kontekstin e një lideri që po përpiqet ta rikthejë vëmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si “negociator i shkëlqyer”.
Sipas tij, premtimet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, nuk janë pasqyruar në realitet, pasi luftërat vazhdojnë me intensitet dhe aktorët kryesorë nuk tregojnë shenja gatishmërie për kompromis.
“Thënë kjo, meqë nuk po arrin shumë rezultate në Lindjen e Mesme dhe në diplomacinë me Ukrainën dhe Rusinë, ai mund ta kthejë vëmendjen nga Kosova dhe Serbia dhe të përpiqet të arrijë ndonjë fitore”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radio Evropa e Lirë.
Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë po ashtu se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, “mund ta ketë tepruar me përdorimin e kartës nacionaliste”.
Ai i sugjeron një qasje më pragmatike, që, siç thotë, do ta ndihmonte Kosovën t’i avanconte interesat e saj.
Lidhur me postimin e Trump, Kupchan thotë se duhet parë në kontekstin e një presidenti që ndien se pretendimet e tij se është negociator i shkëlqyer, po vihen në dyshim.
“Ai ka thënë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë për 24 orë dhe se do ta ndalë luftën në Lindjen e Mesme, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon me intensitet, presidenti rus, Vladimir Putin nuk jep asnjë shenjë se është i gatshëm të negociojë me mirëbesim, ndërsa Izraeli jo vetëm që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gazë, por ka hapur edhe një front të ri me Iranin. Ndaj, mendoj se Trump po përpiqej të rikujtonte opinionin publik për arritjet e tij të mëparshme. Por, edhe në këtë rast, ku përmendi Kosovën dhe Serbinë, ai, kryesisht, i ngatërroi faktet, sepse Kosova dhe Serbia nuk ishin në luftë ato nuk ishin në luftë që nga viti 1999”, ka deklaruar Kupchan.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












