Lajme
A lëshon telefoni juaj shumë rrezatim? Ja çfarë duhet të dini
Një analizë e fundit mbi nivelin e rrezatimit të telefonave të mençur tregon se disa pajisje tejkalojnë kufijtë ligjorë të lejuar për përthithjen e valëve elektromagnetike nga trupi i njeriut (i njohur si SAR – Norma e Përcaktuar e Përthithjes). Ligji europian lejon deri në 2 W/kg kur telefoni përdoret pranë kokës apo trupit, dhe deri në 4 W/kg kur mbahet në dorë.
Në Francë, autoritetet kanë ndërhyrë edhe në treg: iPhone 12 u tërhoq përkohësisht për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit, por u rikthye pas një përditësimi softuerik që uli vlerat nën pragun ligjor, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në Zvicër nuk kryhen kontrolle për këtë çështje, pasi autoritetet e konsiderojnë një proces shumë të kushtueshëm. Për pasojë, konsumatorët zviceranë i referohen të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare Franceze e Frekuencave (ANFR).
Ekspertët theksojnë se deri tani nuk ka prova shkencore që lidhin drejtpërdrejt rrezatimin me rreziqe serioze shëndetësore, por rekomandojnë përdorimin e kufjeve ose lidhjen me Wi-Fi kur sinjali është i dobët pasi atëherë pajisja emeton në fuqinë maksimale.
Përdorni mjetin krahasues të ANFR për të kontrolluar nivelin e SAR të telefonit tuaj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










