Lajme
Trump urdhëron zgjerimin e deportimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur një urdhër të ri ekzekutiv që synon zgjerimin e ndalimit dhe deportimit të emigrantëve pa dokumente në të gjithë vendin, duke e cilësuar atë si “programin më të madh të deportimit masiv në historinë e SHBA-së”, shkruan BBC, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump i kërkoi agjencive federale përfshirë ICE, DEA dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të angazhohen maksimalisht në këtë operacion, duke përmendur konkretisht qytetet Los Angeles, Chicago dhe New York si objektiva prioritarë. Këto qytete janë ndër ato që kanë parë protestat më të mëdha kundër politikave të imigracionit që prej 6 qershorit.
“Ju keni mbështetjen time të palëkundur. Tani shkoni, kryeni punën!”, shkroi Trump në mesazhin e tij, ndërsa kritikoi qytetet strehë për, sipas tij, “mbrojtjen e personave që minojnë qetësinë e brendshme të Amerikës”, transmeton albinfo.ch.
Zhvillimet e fundit kanë shkaktuar një valë të re protestash në gjithë vendin. Më 14 qershor, lëvizja “Pa Mbretër” organizoi demonstrata masive nga bregu në breg, përfshirë qytetet kryesore si Los Angeles, Chicago dhe New York, në të njëjtën ditë kur në Washington DC u mbajt një paradë ushtarake për 250-vjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane e cila përkoi me 79-vjetorin e lindjes së presidentit Trump.
Në një nga protestat në Salt Lake City, një person mbeti i vrarë në një të shtënë gjatë marshimit, duke rritur më tej tensionet politike dhe shoqërore.
Zyrtarët lokalë në qytetet strehë kanë reaguar ndaj urdhrave të Trump, duke i cilësuar ata si “sulm ndaj rendit kushtetues” dhe “ndërhyrje në juridiksionin lokal”. Ata kanë theksuar se kanë të drejtë ligjore për të mbrojtur komunitetet e tyre dhe nuk do të bashkëpunojnë me bastisjet federale që shënjestrojnë familjet dhe punëtorët migrantë.
Urdhri i fundit konsiderohet si përmbushje e një prej zotimeve më të forta të fushatës së Trump për zgjedhjet e 2024-ës, ku ai kishte premtuar “pastrim të vendit nga kriminelët e paligjshëm”. Megjithëse sondazhet tregojnë një mbështetje të konsiderueshme për këtë linjë të ashpër, protestat masive sugjerojnë një ndarje të thellë brenda opinionit publik, transmeton albinfo.ch.
Sipas agjencisë Reuters, vetëm një ditë para shpalljes së urdhrit, administrata kishte dhënë udhëzime për ndalimin e bastisjeve në disa sektorë kyç si fermat, hotelet, restorantet dhe fabrikat e përpunimit të mishit një përpjekje që duket në kontrast me tonin agresiv të urdhrit të ri.
Guvernatorët e shteteve demokratike kanë shprehur shqetësim dhe paralajmëruar sfida ligjore ndaj zbatimit të urdhrit. Ndërkohë, figura të shquara të Partisë Republikane kanë përshëndetur vendimin si “një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












