Lajme
Valë e re sulmesh mes Izraelit dhe Iranit
Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një raund të ri përplasjesh gjatë natës, me raportime për viktima dhe dëme materiale në të dy vendet. Mediat izraelite raportojnë se të paktën tetë persona, përfshirë disa fëmijë, kanë humbur jetën në Izrael si pasojë e sulmeve, ndërsa rreth 200 të tjerë janë plagosur, shkruan DPA, transmeton abinfo.ch.
Disa qytete, përfshirë Tel Avivin, Jerusalemin dhe Bat Jamin, u goditën nga raketa ose dronë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë. Shërbimet e emergjencës janë angazhuar në terren, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc përfundimtar.
Në përgjigje të sulmeve, forcat ajrore izraelite ndërmorën operacione ajrore në territorin iranian. Sipas njoftimeve zyrtare nga Izraeli, u goditën disa objektiva në Teheran, përfshirë Ministrinë iraniane të Mbrojtjes, objekte të infrastrukturës që lidhen me programin bërthamor dhe depo të naftës, transmeton abinfo.ch.
Ushtria izraelite bëri të ditur se objektivat kishin lidhje me organizata shtetërore kërkimore dhe projekte që, sipas tyre, kanë për qëllim zhvillimin e armëve bërthamore pretendime që autoritetet iraniane i kanë mohuar.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se një strukturë kërkimore ushtarake në veri të Teheranit është goditur, ndërsa shpërthime janë dëgjuar në disa pjesë të qytetit. Një depo nafte në veriperëndim të kryeqytetit gjithashtu është përfshirë nga flakët, por autoritetet iraniane raportuan se situata është nën kontroll.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në një reagim në rrjetin X, shkroi: “Teherani po digjet”, deklaratë që pasqyron tonin e ashpër të retorikës aktuale mes dy vendeve, transmeton abinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










