Lajme
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
Më 12 qershor 2025, Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi organizoi një pritje solemne në Muzeun Historik të Stokholmit për të shënuar Ditën e Çlirimit një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, aktiviteti mblodhi një spektër të gjerë të të ftuarve: ambasadorë dhe diplomatë të huaj të akredituar në Suedi, përfaqësues të institucioneve suedeze, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit shqiptar, botës akademike dhe biznesit.
Ndër të pranishmit ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Stokholmit, z. Olle Burell. Poashtu edhe Blerta Krenzi, kryetare e Komunës së Avestës dhe Deshira Flaknor, ish-kryetare e Komunës së Värmdö të dyja me prejardhje nga Kosova që dëshmojnë për suksesin e mërgatës shqiptare në Suedi.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Shkendije Geci theksoi se 12 qershori është dita e fitores së lirisë dhe e shpresës për popullin e Kosovës, një pikë kthese historike që shënon fundin e një epoke shtypjeje dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe të përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë.
Një theks i veçantë iu dha Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) simbolit të rezistencës, guximit dhe luftës për liri. Ambasadorja nderoi me mirënjohje të thellë dëshmorët dhe luftëtarët që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e vendit.
Ajo vlerësoi ndërhyrjen humanitare të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund spastrimit etnik dhe i hapi rrugë një Kosove të lirë dhe sovrane, me orientim të qartë euroatlantik.
Ambasadorja foli me krenari për diasporën e suksesshme të Kosovës në Suedi, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, ajo përmendi dy nga deputetët më të rinj në Parlamentin suedez, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku, të cilët po kontribuojnë me energji dhe profesionalizëm në debatin publik suedez.
Të ftuarit patën mundësinë të shijojnë verën e Kosovës, tashmë pjesë e tregut suedez një tregues konkret i rritjes së prezencës ekonomike të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Programi artistik u pasurua me interpretimet emocionuese të Ardita Ukaj dhe Merve Abdurrahmani, ndërsa ekspozita e pikturave të artistes Arjeta Malës solli ndjenja të thella mbi kujtesën historike dhe identitetin kulturor.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













