Lajme
Irani i përgjigjet Izraelit me sulme ajrore
Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit, duke lëshuar qindra raketa balistike dhe të llojeve të tjera, në atë që e cilëson si “kundërpërgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve ajrore izraelite mbi objektiva iraniane, transmeton albinfo.ch.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, njoftoi se operacioni filloi “me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara”, duke e paraqitur sulmin si një veprim të drejtëpërdrejtë hakmarrës.
“Kjo është vetëm faza e parë e përgjigjes së Iranit ndaj agresionit të regjimit sionist”, thuhet në deklaratat zyrtare të autoriteteve iraniane.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se sulmi ka ndodhur dhe se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të ndaluar raketat në fluturim.
Urdhër për qytetarët izraelitë është dhënë që të strehohen menjëherë, ndërsa tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










