Lajme
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?
Kantoni i Jurës po përballet me rritje të forta të primeve të sigurimit shëndetësor, veçanërisht për vitin 2025, ku ka shënuar rritjen më të madhe në zonën frëngjishtfolëse të Zvicrës, me 8.9% më shumë se një vit më parë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Për të ndaluar këtë trend shqetësues, autoritetet kantonale po përqendrohen në forcimin e kujdesit parësor për të moshuarit, duke synuar uljen e përdorimit të shërbimeve të urgjencës dhe shtrimeve në spital. Në Jura, të moshuarit konsultohen më pak me mjekët e familjes sesa në kantone të tjera, gjë që po rrit kostot e kujdesit.
Departamenti i Ekonomisë dhe Shëndetësisë po nxit projekte për kujdesin në shtëpi dhe bashkëpunimin midis mjekëve, siguruesve dhe organizatave të promovimit të shëndetit. Edhe pse mungesa e mjekëve të përgjithshëm ishte një problem viteve të fundit, situata po përmirësohet.
Megjithatë, përkundër këtyre përpjekjeve, pritet që vitin e ardhshëm të ketë një rritje të re të primeve të sigurimit shëndetësor në kantonin e Jurës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










