Lajme
Sulmet mes Izraelit dhe Iranit: Nafta dhe ari në rritje, bien aksionet
Tregjet financiare globale u lëkundën pas sulmeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit të premten në mbrëmje. Tregu i naftës u përball me një rritje të menjëhershme prej 13 përqind, duke e çuar çmimin në nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2025, ndërsa indeksët kryesorë të aksioneve shënuan rënie gjatë natës, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Indeksi gjerman DAX ra me 1.5% në 23,407 pikë, ndërsa Nikkei në Tokio humbi 1.3%, duke zbritur në 37,665.93 pikë. Bursa e Shangait pësoi rënie më të lehtë, me 0.7%. Në Zvicër, SMI pësoi një hapje negative me -1.35%, duke arritur në 12,157.53 pikë, me humbje të mëdha në kompanitë Sonova (-3%), Richemont (-2.5%), Logitech (-2.3%) dhe UBS (-2.2%).
Analistët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Kryeekonomisti i Hamburg Commercial Bank, Cyrus de la Rubia, deklaroi për Manager Magazine se përveç sulmeve ndaj Izraelit, Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit përmes së cilës kalon 20% e naftës globale ose të sulmojë infrastrukturën energjetike saudite. “Në atë rast, çmimi i naftës mund të arrijë në 100 dollarë për fuçi,” paralajmëroi ai.
Ndërkohë, pasiguritë gjeopolitike kanë rritur kërkesën për monedha dhe metale të sigurta. Dollari dhe euro humbën vlerë ndaj frangës zvicerane, ndërsa çmimi i arit u rrit mbi 3,400 dollarë për ons, duke iu afruar rekordit prej 3,500 dollarësh të vendosur në prill, sipas DPA, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










