Lajme
Sa shoferë nuk e kuptojnë teknologjinë moderne në automjetet e reja?
Sipas një studimi të fundit, çdo i katërti shofer është i pakënaqur me teknologjinë që ofrojnë makinat moderne. Veçori si sistemi i mbajtjes në korsi apo paralajmërimi për pikën e verbër shpesh shkaktojnë konfuzion e madje frikë për shumë drejtues mjetesh.
Shoferët e kanë të vështirë të përshtaten me teknologjitë e avancuara të automjeteve të sotme. Shumë prej tyre nuk kuptojnë si funksionojnë sistemet automatike të frenimit apo drejtimit të timonit gjatë ndërrimit të korsive.
Një hulumtim i realizuar nga DG Cities në Mbretërinë e Bashkuar dhe publikuar nga Autocar, tregon se 40% e shoferëve ndihen të painformuar për funksionimin e teknologjisë së re në makinat që drejtojnë. Këto përfshijnë asistencën për mbajtje në korsi, kontrollin adaptiv të lundrimit dhe sistemet e paralajmërimit për pika të verbra. Ndryshimet nga një markë në tjetrën e bëjnë edhe më të vështirë përshtatjen.
Madje, një në dhjetë shoferë nuk i beson fare funksionalitetit të këtyre sistemeve, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me frenimin automatik në raste emergjente apo njohjen e shenjave të trafikut një pasiguri që, sipas studiuesve, mund të sjellë pasoja serioze në sigurinë rrugore.
Një tjetër problem që theksohet është mungesa e përgjegjësisë në edukimin e shoferëve për këto teknologji. Prodhuesit e makinave nuk i promovojnë këto sisteme si pikë të forta shitjeje, dhe as shitësit nuk i prezantojnë ato në mënyrë të qartë tek blerësit. Si rezultat, shumë drejtues mjetesh marrin çelësat e makinës pa pasur asnjë ide se si funksionojnë teknologjitë që ajo përmban duke e zbuluar vetëm atëherë kur aktivizohen papritur gjatë vozitjes, shpesh duke shkaktuar stres dhe paqartësi.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












