Lajme
Si mund të penalizoheni në Zvicër nëse dilni në pension herët
Nëse po ëndërroni të ndërprisni punën para moshës zyrtare të pensionit prej 65 vjeç, mund t’ju duhet ta rishikoni këtë plan të paktën kështu kërkon qeveria zvicerane.
Edhe në kushtet më të mira, dalja në pension para kohe nuk është e leverdishme financiarisht – përveç nëse jeni të pasur dhe keni mjete të mjaftueshme për të jetuar rehat për pjesën tjetër të jetës.
Por nëse nuk jeni në këtë kategori, përgatituni për pensione më të ulëta.
Për shembull, nëse dilni në pension një vit më herët (në moshën 64), pensioni juaj nga shtylla e parë (AHV/AVS) do të reduktohet përgjithmonë me 6.8 përqind, shkruan the local transmeton albinfo.ch.
Nëse dilni dy vite më herët (në moshën 63), reduktimi arrin në 13.6 përqind.
Kjo do të thotë se, nga një pension maksimal mujor prej 2,520 frangash, do të humbisni 171 franga në rastin e parë dhe 342 franga në të dytin.
(Natyrisht, shumica e njerëzve në Zvicër kanë gjithashtu pensione nga shtylla e dytë dhe e tretë, të cilat ndihmojnë në zbutjen e këtij reduktimi.)
Penalizimet mund të thellohen
Aktualisht, rreth 11 përqind e popullsisë në moshë pune zgjedh të dalë në pension herët, dhe qeveria po përpiqet të dekurajojë këtë praktikë.
Për këtë arsye, po shqyrtohet rritja e penaliteteve për ata që largohen nga tregu i punës përpara kohe goditja më e madhe do të jetë në portofol.
Në vend të një penaliteti 6.8 përqind për daljen në pension në moshën 64, kjo shifër mund të rritet në 7.5 përqind.
Ndërsa ata që dalin në pension në moshën 63, mund të përballen me një shkurtim prej 15 përqind.
Pse këto masa të ashpra?
Gjithçka lidhet me financat.
Popullsia e Zvicrës po plaket dhe njerëzit jetojnë më gjatë një zhvillim pozitiv që gjithsesi paraqet sfida të mëdha.
Sipas institutit të mendimit Avenir Suisse, “numri i pensionistëve në Zvicër do të rritet me 61 përqind deri në vitin 2035, ndërsa popullsia aktive do të shtohet vetëm me 7 përqind.”
Kjo do të thotë se shpenzimet për pensionet (AHV/AVS) do të rriten ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të ardhshme, por kontributet nga të punësuarit nuk do të mjaftojnë për ta mbajtur sistemin të qëndrueshëm financiarisht.
Nëse nuk merren masa, pritet që AHV/AVS të ketë një deficit prej 2.5 miliardë frangash brenda pesë viteve të ardhshme.
Për këtë arsye, qeveria zvicerane po përpiqet të inkurajojë njerëzit që të punojnë përtej moshës zyrtare të pensionit dhe të shmangin daljen para kohe nga puna.
Sipas ministres Elisabeth Baume-Schneider, përgjegjëse për Zyrën Federale të Sigurimeve Shoqërore, “do të shqyrtojmë normat e reduktimit për pensionin e parakohshëm.”
“Larg së qenuri ideal”
Jo të gjithë në Zvicër janë dakord me këto propozime.
Gabriela Medici, përgjegjëse për çështjet sociale në Federatën e Sindikatave të Zvicrës, mendon se ky propozim nuk është thjesht një taktikë frikësimi qeveria mund të marrë me të vërtetë masa për të rritur penalitetet.
Megjithatë, sipas saj, kjo do të ishte “larg së qenuri zgjidhja ideale.”
“Ka njerëz me të ardhura të ulëta që nuk mund të gjejnë më punë dhe detyrohen të dalin në pension herët,” tha ajo, duke shtuar se masa e propozuar “do t’i penalizonte këta njerëz.”
Çfarë pritet më tej?
Për momentin, nuk ka ende vendime konkrete është një propozim në fazë shqyrtimi.
“Sot për sot, bëhet fjalë për një mandat shqyrtimi, dhe nuk janë paraqitur masa të detajuara para Këshillit Federal,” tha zëdhënësi Harald Sohns.
Një lajm i mirë është që qeveria nuk ka ndërmend të rrisë taksat për të kompensuar mungesat në fondin e AHV/AVS.
Në një komunikatë të fundit për shtyp, Këshilli Federal deklaroi se “ka vendosur të mos prezantojë burime të reja financimi, si taksë mbi transaksionet financiare, taksë trashëgimie apo taksë mbi fitimet nga pasuritë e paluajtshme.”
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













