Lajme
Norma referuese e interesit mbetet e pandryshuar në Zvicër
Zyra Federale për Strehim (FOHO) njoftoi të hënën se norma referuese e interesit për qiratë në Zvicër mbetet e pandryshuar në nivelin aktual prej 1.5 përqind. Kjo do të thotë se për qiramarrësit nuk do të ketë ndonjë ndryshim në koston e qirasë, të paktën për momentin, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Kjo normë u ul për herë të fundit në mars, me 25 pikë bazë, duke shënuar lëvizjen e parë të tillë që nga qershori 2020. Pas asaj uljeje, shumë qiramarrës përfituan nga e drejta për të kërkuar një zbritje prej deri në 2.91 përqind në qiratë e tyre mujore.
Sipas FOHO, stabiliteti i tanishëm i normës është rezultat i rënies së ngadaltë të normave të interesit në tregun e hipotekave. Edhe pse Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) e ka ulur normën bazë të interesit me një total prej 1.50 pikësh përqindjeje që nga marsi 2024 duke e çuar në vetëm 0.25 përqind norma mesatare e interesit për hipotekat e papaguara aktualisht është 1.44 përqind. Kjo është ende mbi pragun minimal të nevojshëm (1.38 përqind) për një ulje të re të normës referuese, transmeton albinfo.ch.
FOHO konfirmon se norma aktuale prej 1.5 përqind do të mbetet e pandryshuar, përveç nëse norma mesatare bie nën 1.38 përqind ose tejkalon 1.62 përqind. Vlerësimi i radhës i normës do të publikohet më 1 shtator 2025.
Megjithatë, sipas ekonomistëve, një ulje e mëtejshme në publikimin e ardhshëm është plotësisht e mundshme. Ekspertët përmendin se një normë prej 1.25 përqind e cila ishte në fuqi gjatë fazës së normave negative mbetet kufiri i ulët realist në afat të mesëm.
Norma referuese e interesit llogaritet bazuar në normën mesatare tremujore të interesit të kredive hipotekare vendase, të ofruara nga bankat në Zvicër. Përveç kësaj norme, në përcaktimin e qirasë ndikojnë edhe faktorë të tjerë si inflacioni dhe ndryshimet në kostot operative, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









