Lajme
Blatten: Situata po përmirësohet, por rreziku mbetet i lartë

Pas disa ditësh pasigurie dhe përpjekjesh të vazhdueshme për menaxhimin e pasojave të rrëshqitjes masive në Blatten, autoritetet zvicerane njoftojnë për një stabilizim të lehtë të situatës, por theksojnë se rreziku mbetet ende i lartë dhe kërkohet kujdes i shtuar, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimeve zyrtare, niveli i Liqenit Blatten, që ndodhet mbi depozitën e rrëshqitjes, ka nisur të bjerë lehtësisht. Po ashtu, diga e përkohshme e ndërtuar në Ferden është mbushur nga kompania Lonza dhe po e përmbush funksionin e saj në parandalimin e përhapjes së mbetjeve.
Megjithatë, presidenti i bashkisë, Matthias Belwald, paralajmëroi se është shumë herët për të hequr alarmin. “Mali mbi Blatten vazhdon të gërryhet ngadalë”, tha ai të shtunën. Edhe gjeologu kantonal i Valais, Raphaël Mayoraz, theksoi se ndonëse ka shenja pozitive, situata është ende serioze: “Niveli i rrezikut mund të jetë zbritur nga 10 në 9, por kjo nuk është e mjaftueshme. Do të ndiheshim më të sigurt kur rreziku të bjerë në 2 ose 3.”
Ndërkohë, autoritetet federale po vazhdojnë përkrahjen. Presidentja federale Karin Keller-Sutter vizitoi rajonin të premten, duke siguruar banorët se “nuk janë vetëm”. Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, zhvilloi një vizitë të dytë në zonë të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Shembja e akullnajës Birch, e ndodhur të mërkurën, shkaktoi shkatërrimin e plotë të fshatit Blatten, duke detyruar evakuimin e 365 personave. Një banor i zhdukur një fermer 64-vjeçar që ndodhej në stallën e tij ende nuk është gjetur, dhe kërkimet janë pezulluar për shkak të rrezikut të lartë për ekipet e shpëtimit.
Solidariteti Zviceran ka aktivizuar fondin e tij të ndihmës për katastrofa në Zvicër, duke bërë thirrje për donacione për të ndihmuar viktimat e kësaj fatkeqësie. Po ashtu, Caritas Zvicër dhe Kryqi i Kuq Zviceran kanë mobilizuar 400,000 franga, ndërsa Fondi i Sponsorizimit të Komuniteteve Malore ka premtuar një milion franga ndihmë.
Situata mbetet e brishtë, ndërsa autoritetet dhe komuniteti po punojnë pa ndërprerje për rikthimin e sigurisë në zonë dhe për të ndihmuar ata që janë prekur më rëndë nga kjo tragjedi natyrore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Majlinda Mulaj – Inovatore e estetikës funksionale në Zvicër Majlinda Mulaj nuk është vetëm pionierja e drenazhit limfatik në Zvicër. Ajo është një krijuese sistemi,...
-
FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë
-
Këshillat e babait dhe debutimi me Kosovën, rrëfehet Alketa Rama
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova
-
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për këtë arsye
Jeta në Austri
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri Ambasada e Kosovës në Austri njoftoi se të gjitha shërbimet konsullore (pasaporta, letërnjoftime, certifikata) tani e...
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova
-
Austria: Refuzimet mjekësore dhe testet psikologjike po vështirësojnë rekrutimin e policëve
-
Austri: Viti i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të hyjë në fuqi deri në vitin 2027