Muzikë
Dy ansamble të këngëve dhe valleve nga Kosova vizitojnë Austrinë
AKV- Hasan Prishtina nga Vushtrria dhe AKV- Anamorava nga Vitia me ftesën e shoqatës Internacionale nga Kapfenberg-u do të vizitojnë këtë qytet, qytetin e afërt Bruck an der Mur si dhe Gracin, shkruan albinfo.at.
Këto ansamble të këngëve dhe valleve do të i shoqërojnë edhe zyrtarët komunal nga Vushtrria në krye me kryetarin z.Ferit Idrizi dhe bashkëpuntorët e vet si dhe zyrtarë nga Vitia të deleguar nga kryetari z. Sokol Haliti.
Këto delegacione nga Kosova do të priten nga zyrtarë komunal të komunës së Kapfenberg-ut ku do të diskutohen tema me interes të përbashkët dhe ky është vazhdim i bashkëpunimit nga viti i kaluar, kur 20 artistë austriakë dhe zyrtarë komunal u priten nga disa komuna kosovare për pesë ditë rresht me takime të ndryshme dhe koncerte të përbashkëta austriako-shqiptate.
Mbi 40 artistë të ndryshëm kosovarë do të paraqiten jo vetëm publikut shqiptar, por edhe atij austriak dhe shumë nacionaliteteve tjera të cilat do të organizohen për ta në këto qytete austriake.
Shoqata austriake “Trachter Verein-Floninger” do të pret në një drekë ansamblet nga Kosova.
Për të interesuarit do të organizohet edhe një turnir në ping-pong nga miqtë austriak.
-Më 13 Qershor nga ora 19 00 do të shfaqet koncert me dy ansamblet nga Kosova si dhe ansambli Hyjnesha nga Graci në Kapfenberg.
-Më 14 Qershor ansambli “Hasan Prishtina” dhe “Anamorava” do të marrin pjesë në festivalin e përvjetshëm “One World Festival” në sheshin e qytetit Kapfenberg në mesin e grupeve dhe ansambleve tjera dhe do të ndjeket edhe nga mediumet austriake dhe shqiptare si RTV 21, radio Helsinki në gjuhën shqipe si dhe gazetar të portaleve të ndryshme.
Më 15 Qershor dy ansamblet do të paraqiten në “Dita kulturore shqiptare në Grac që organizohet nga shoqata “Atdheu”.
Ansambli Hasan Prishtina -Vushtrri
Udhëheqës artistik-Driton Verbovci
Solistë :
Fazli Rashica
Lidije Pasoma
Shaban Krasniqi
Selvete Terstena
Sahit Krasniqi
Mergim Zeka
Lejla Nika-Diar Meholli (duet)
Driton Jakupi
Ali Gerguri
/Do të shoqërohen nga orkestri komplet i këtij ansambli./
Ansambli Anamorava – Viti
Grupi i valleve
Udhëheqës artistik-Arianit Hetemi
Koreograf: Feim Leka
Soliste:
Merita Sahiti Selishta.
Mysafirë të tjerë:
-Dilaver Kryeziu-koreograf,
-Enver Krasniqi, kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës.
-Artan Krasniqi, Kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
-Albinot Bimbashi, i ngarkuar me punë pranë ambasadës së Kosovës në Vjenë.
Info :
Internationaler Verein
Kryetar : Naim Sadiku
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










