Kosova
Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 2025”
Nga e hëna, Kosova do të jetë një nga 18 shtetet pritëse të stërvitjes ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 2025”, e cila konsiderohet si ushtrimi më i madh i këtij lloji që është zhvilluar ndonjëherë në territorin e vendit.
Në këtë operacion, të udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë pjesë aktive e këtij ushtrimi, duke bashkëpunuar me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në simulimin e operacioneve mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit, shkruan albinfo.ch.
Sipas ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, një nga zhvillimet më të rëndësishme do të jetë vendosja për herë të parë në Kosovë e Komandës së Divizionit 28 të Këmbësorisë së Ushtrisë së SHBA-së, e cila do të udhëheqë operacionet në të gjithë rajonin e Ballkanit gjatë këtij ushtrimi.
“Për vendin tonë është arritje e jashtëzakonshme dhe tregon për besimin që Shtetet e Bashkuara kanë në Qeverinë, institucionet dhe në veçanti në profesionalizmin e ushtrisë sonë. Republika jonë po shihet si vend kredibil për të mikpritur një ndër aktivitetet më të mëdha që ushtria e SHBA-së zhvillon në kontinentin e Evropës”, deklaroi Maqedonci.
Ai theksoi gjithashtu se pjesëmarrja në këtë ushtrim përveçse zhvillon kapacitetet luftarake të FSK-së, rrit edhe ndërveprueshmërinë me njësitë e vendeve aleate. Sipas tij, “Defender Europe 2025” është edhe një mundësi për testimin në terren të pajisjeve dhe armatimit të ri që Kosova ka blerë për nevojat e FSK-së.
Maqedonci vlerësoi se ky ushtrim është një dëshmi konkrete e afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike. “Ushtrimet e tilla kontribuojnë në përgatitjen e FSK-së për të rritur ndërveprueshmërinë me ushtritë e NATO-s dhe tregojnë përkushtimin dhe profesionalizmin e institucioneve të vendit”, u shpreh ai.
Aktualisht, përgatitjet në terren janë në fazën përfundimtare. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë duke u ndërtuar kampet për pritjen e njësive të vendeve partnere, ndërsa janë planifikuar lëvizjet e trupave drejt zonave të trajnimit në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Stërvitja “Defender Europe 2025” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe mbetet ushtrimi më i madh ushtarak shumëkombësh i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në kontinentin evropian, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













