Lajme
Spanja ende në pritje të përgjigjeve, tre javë pas ndërprerjes së madhe të energjisë
Tre javë pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën, shkaku dhe përgjegjësit mbeten ende të panjohur. Ndërkohë, bizneset dhe konsumatorët presin të dinë se kush do t’i kompensojë.
Luis Cid-Funtes vazhdon të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga ajo që cilësohet si ndërprerja e energjisë së shekullit. Kompania e tij, Gomez Group Metering, administron matësit e ujit në të gjithë Spanjën. “Gjatë dy javëve të fundit kemi arritur të rivendosim të gjithë kolektorët e të dhënave të dëmtuar; jemi rikthyer në 100% kapacitet,” thotë Cid-Funtes.
Në momentin kur ndodhi ndërprerja, më 28 prill, e gjithë kompania u paralizua. “Humbëm kontaktin me të gjithë matësit që ne administrojmë,” shpjegon ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas llogaritjeve të deritanishme, kompania ka humbur mbi 200,000 euro e barabartë me një ditë pune dhe pajisje të dëmtuara. E për sa i përket sigurimeve? Nuk ka asnjë garanci për rimbursim. “Duhet të presim derisa të zbulohet kush është përgjegjës, që kompania e sigurimeve të nisë procesin e kërkesës për dëmshpërblim,” shpjegon drejtori.
Rreth 1.6 miliardë euro dëme në total
Në të gjithë Spanjën, dëmet përllogariten në afro 1.6 miliardë euro. Rimbursimet janë të mundshme vetëm në rrethana të caktuara, sipas një avokati të specializuar në të drejtën e sigurimeve: “Në Spanjë, pothuajse të gjitha policat e sigurimit kërkojnë që të përfshihen dëme materiale që të ketë mundësi rimbursimi.”
Shkaku mbetet mister
Autoritetet ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje. Dyshohet se problemi mund të ketë filluar në parqet diellore në jug të Spanjës. Tre incidente të njëpasnjëshme çuan në kolapsimin e rrjetit elektrik. “Ka shumë mundësi që të ketë qenë një mbingarkesë. Përbërja energjetike e Spanjës ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit, por nuk janë bërë investime të mjaftueshme për të përballuar këto ndryshime,” analizon inxhinieri energjetik José Antonio Galdón Ruiz.
Që pas ndërprerjes, kompania që menaxhon rrjetin elektrik të Spanjës ka ndryshuar përbërjen energjetike: më pak energji diellore dhe eolike, më shumë hidrocentrale dhe gaz. Ky ndryshim ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











