Lajme
Rrëshqitje dheu në luginën Lötschental, evakuohet fshati Blatten

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga një rrëzim shkëmbinjsh në zonën “Kleines Nesthorn” detyroi autoritetet të evakuojnë banorët e fshatit Blatten VS në luginën Lötschental të kantonit Valais. Evakuimi u urdhërua të shtunën në mbrëmje nga autoritetet kantonale, pas një rrjedhjeje të konsiderueshme mbeturinash që preku zonën ditët e fundit, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas këshilltarit bashkiak Reto Kalbermatten, rrëzimi i shkëmbinjve përfshiu edhe një pjesë të vogël të akullnajës Birch, duke shkaktuar një rrjedhë mbeturinash me përmasa të ngjashme me një ortek të vogël. Për pasojë, shtigjet e ecjes në zonë janë mbyllur, ndërsa banorët janë udhëzuar të largohen për arsye sigurie.
Sipas platformës Alertswiss, ekziston rrezik për rrëshqitje të mëtejshme dhe rrëzime shkëmbinjsh në rrethet Bergmatte dhe Chingasse. Askush nuk duhet të qëndrojë në zonën e evakuuar. Rruga kantonale Wiler–Blatten është e mbyllur nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit të ditës pasardhëse. Publiku mund të informohet dhe të kërkojë ndihmë në pikat emergjente të komunitetit Blatten.
Më shumë informacione priten të dielën në orën 14:00, sipas një raportimi nga agjencia Keystone-SDA, të cituar nga “Tages-Anzeiger”. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë e tyre, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë, fitorja më e thellë në Berat me 75.7% Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë? Qeveria e Austrisë ka zbuluar shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash për të trajtuar deficitin...
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?