Lajme
Fluturime të lira nga Zvicra në SHBA, pse po bie interesimi për turizmin amerikan?
Në maj 2025, çmimet e fluturimeve drejt Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nga Zvicra, ranë ndjeshëm. Ky trend, i lidhur drejtpërdrejt me politikat e Donald Trump, mund të vazhdojë këtë verë.
Rënia e theksuar e çmimeve të biletave ndodhi paralelisht me një ngadalësim të rëndësishëm të kërkesës për turizëm ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara. Politikat e Donald Trump, duke përfshirë masat e fundit doganore dhe tensionet diplomatike me partnerët kryesorë si Kanadaja, duket se po ngadalësojnë fluksin e vizitorëve të huaj, të cilët po shpenzojnë gjithashtu më pak në territorin amerikan.
Në mars, numri i vizitorëve nga Evropa Perëndimore ishte ulur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Administratës Ndërkombëtare të Tregtisë. Rëniet ishin më të theksuara për rajone të tjera: -24% për udhëtarët nga Amerika Qendrore dhe -26% për ata nga Karaibet, transmeton albinfo.ch.
Rënie drastike çmimesh në Francë
Në anën zvicerane, numri i udhëtarëve në Shtetet e Bashkuara ra me 20% nga janari deri në mars krahasuar me vitin e kaluar. Sipas agjencisë Hotelplan, kjo rënie u theksua pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për masat e reja doganore. Në Francë, operatorët turistikë po regjistrojnë gjithashtu një ulje prej 25% të rezervimeve për këtë verë.
Për të ringjallur interesin për udhëtimet, disa linja ajrore po ulin çmimet e biletave. Air France tani ofron fluturime vajtje-ardhje mes Parisit dhe Nju Jorkut që fillojnë nga 420 franga në klasën ekonomike, rreth 140 franga më pak se mesatarja e zakonshme.
Linje ajrore me kosto të ulët, French Bee, po ofron çmime edhe më të ulëta, me fluturime direkte nga Parisi-Orly në Los Angeles që fillojnë nga 170 franga, duke përfshirë 12 kg bagazh në kabinë. Sipas kalendarit të saj të çmimeve, kjo është një nga çmimet më të ulëta të ofruara këtë vit. Pa përfshirë promovimet, çmimi mesatar i një bilete vajtjeje në këtë linjë është rreth 330 franga, sipas Le Figaro.
Më pak se 450 franga për fluturimin Gjenevë-Nju Jork
Pavarësisht këtyre çmimeve tërheqëse, kërkesa për Shtetet e Bashkuara mbetet e ulët. Synimet e francezëve për të udhëtuar në këtë shtet janë ulur me 25% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një studimi të Protourisme. Disa faktorë po kontribuojnë në këtë rënie, përfshirë pasigurinë ekonomike, vendimet politike të fundit të presidentit amerikan dhe perceptimi i rritjes së kostove në këtë vend.
Turistët zviceranë më të frikësuar
Për periudhën e verës, drejtori financiar i Swiss, Denis Weber, vëren një hezitim të disa turistëve zviceranë. Për t’u përballur me këtë, kompania ka vendosur të “ulë çmimet në mënyrë selektive” për të stimuluar kërkesën.
Në terren, kjo dinamikë reflektohet gjithashtu. “Po vërejmë një përmirësim të çmimeve për këtë verë dhe vjeshtë. Udhëtarët fleksibël mund të përfitojnë nga bileta me vlerë shumë të mirë”, thotë Fabio Di Canio, bashkëdrejtor i agjencisë të udhëtimeve Travelhouse.
Sipas tij, hotelet gjithashtu po përshtaten me këtë dinamikë. “Edhe në sezonin e lartë, shfaqen shumë oferta speciale, si tri netë për çmimin e dy, ose shërbime të përfshira si mëngjesi ose parkimi”.
Rënie prej 15% e rezervimeve
Grupi Dertour Zviceran, që zotëron agjencitë e udhëtimit Kuoni dhe Helvetic Tour, vë re një rënie prej 15% të rezervimeve për në Shtetet e Bashkuara. “Kjo shpjegohet veçanërisht nga rënia e rezervimeve të reja. Megjithatë, pushimet e verës dhe të vjeshtës nuk janë prekur, pasi këto udhëtime janë rezervuar kohë më parë”, thotë grupi për RTS.
Edhe këtu, çmimet po bien, përfshirë për fluturimet. “Përsa i përket hoteleve, situata ndryshon nga një vend në tjetrin. Por gjithashtu, po vërejmë që po dalin gjithnjë e më shumë promovime për të mbushur krevatet e lira, pjesërisht edhe për muajt e verës dhe të vjeshtës”, konfirmon Olivier Hoswald, drejtor i shitjeve në grup.
Rënia drastike e çmimeve mund të stimulojë kërkesën, duke tërhequr një audiencë të re dhe duke inkurajuar udhëtarë që nuk e kishin menduar kurrë Shtetet e Bashkuara, të bëjnë hapin e parë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












