Lajme
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Kujtim Thaçi, autor i parë me Harvard Medical School, sjell qasje të re shkencore në imunologji dhe neonatologji
Doktori shqiptar Kujtim Thaçi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptari i parë që publikon një punim shkencor në Universitetin e Harvardit një nga institucionet më prestigjioze në botë, shkruan albinfo.ch.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju suksesin tim të jashtëzakonshëm: publikimin e punimit shkencor si autor i parë me Harvard Medical School. Ky punim është botuar në revistën Glycoscience & Therapy të Chinese Academy of Sciences,” ka shkruar Dr. Thaçi.
Punimi i tij trajton një temë me ndikim të madh në mjekësinë moderne: rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG në zhvillimin e metodave të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të hemokromatozës neonatale një sëmundje e rrallë që prek foshnjat e porsalindura.
Ky zbulim shkencor hap horizonte të reja për diagnostikim dhe menaxhim më të mirë prenatal dhe postnatal të kësaj sëmundjeje, duke e bërë këtë arritje një kontribut të çmuar për shëndetin global.
“Ky punim thekson, për herë të parë, rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG për zhvillimin e qasjeve të reja diagnostikuese dhe terapeutike për zbulimin e hershëm, si dhe për menaxhimin pre dhe postnatal të hemokromatozës neonatale. Koncepti shkencor i thellë, si dhe stili i shquar akademik, bënë që ky punim të pranohet për botim nga Chinese Academy of Sciences. Sugjeroj që të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe shkencëtarët tanë, sidomos specialistët e imunologjisë, pediatrisë dhe reumatologjisë, ta lexojnë me vëmendje këtë studim,” u shpreh Dr. Thaçi.
https://www.facebook.com/share/1Bq4wcbfdu/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











