Lajme
A do ta shfuqizojë Thurgau taksën mbi pronën?

Në kantonin Thurgau po zhvillohet një debat i nxehtë: A duhet të hiqet taksa mbi pronën, e cila paguhet nga të gjithë pronarët që nga viti 1971? Çështja ka mbërritur në referendum pas kundërshtimeve të krahut të majtë dhe të gjelbër, pasi parlamenti kantonal votoi për shfuqizimin e saj.
Aktualisht, taksa u kushton pronarëve rreth 300 deri në 500 franga në vit dhe bazohet në vlerën e tatueshme të pasurisë. Me një normë prej vetëm 0,5 për mille, Thurgau renditet ndër kantonet me taksat më të ulëta në Zvicër.
Sipas mbështetësve të shfuqizimit, taksa mbi pronën përbën një formë taksimi të dyfishtë, pasi prona tashmë taksohet në kuadër të taksës mbi pasurinë. Ata theksojnë gjithashtu se mungesa e mundësisë për të zbritur borxhet hipotekare e bën taksën të padrejtë e të rëndë për shumë pronarë. “Drejtësia nënkupton të mos taksosh dy herë të njëjtën pasuri,” deklaron këshilltari kantonal Mathias Tschanen (SVP), transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kundërshtarët paralajmërojnë për pasojat financiare. Të ardhurat nga kjo taksë, që në vitin 2024 kapën shifrën e 36 milionë frangave për kantonin dhe komunat, do të mungonin në buxhet. Këshilltari kantonal Felix Meier (SP) argumenton: “Është e drejtë që të gjithë të kontribuojnë proporcionalisht në të mirën e përbashkët.”
Në rast të miratimit të shfuqizimit, taksa do të hiqet vetëm më 1 janar 2029, duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare të kantonit.
Vendimi i fundit mbetet në duart e votuesve të Thurgaut.
E-Diaspora
-
Riola Xhemaili, shqiptarja që përfaqëson Zvicrën në Evropian Për Riolën, pjesëmarrja në një Kampionat Evropian nuk është vetëm një sfidë sportive, por edhe një...
-
Një zë i urtë, një grua e fortë: Shyhrete Rexhaj, në mbrojtje të shëndetit mendor të komunitetit shqiptar në Zvicër
-
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025
-
Ticino: Kapet shqiptari me 9 kilogramë kokainë në makinë
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë
Jeta në Austri
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare Për më shumë se tre javë, kontrollet e shtuara kufitare në kufirin e jashtëm të Gjermanisë...
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën