Lajme
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
Shumë njerëz në Zvicër përballen me probleme të shëndetit mendor si depresioni, ankthi apo stresi. Por, a mbulon sigurimi shëndetësor shpenzimet për trajtimin e këtyre gjendjeve?
Çfarë konsiderohet sëmundje mendore?
Termi “sëmundje mendore” përfshin një gamë të gjerë çrregullimesh, përfshirë depresionin klinik, ankthin, stresin si dhe gjendje të tjera të përkohshme apo kronike. Ashtu si sëmundjet fizike, edhe ato mendore ndikojnë në mirëqenien tuaj dhe kërkojnë trajtim të duhur.
A mbulohen trajtimet nga sigurimi shëndetësor?
Në përgjithësi, sigurimi i detyrueshëm shëndetësor në Zvicër (KVG/LaMal) nuk bën dallim mes sëmundjeve fizike dhe atyre mendore. Të dyja mbulohen njësoj, duke marrë parasysh që shpesh janë të ndërlidhura.
Kostot e trajtimit mjekësor për shëndetin mendor mbulohen, por varet nga lloji i profesionistit që ju trajton.
Psikiatër apo psikolog?
Psikiatrët janë mjekë të specializuar që mund të diagnostikojnë, trajtojnë dhe të përshkruajnë medikamente. Ndërsa psikologët kanë një diplomë universitare, por nuk kanë trajnim mjekësor dhe nuk mund të përshkruajnë ilaçe.
Ekzistojnë edhe psikoterapistët – psikologë që kanë ndjekur trajnime shtesë në psikoterapi apo psikoanalizë. Ata ofrojnë trajtim më të avancuar se psikologët e zakonshëm, por nuk përshkruajnë ilaçe, transmeton albinfo.ch.
Çfarë mbulon sigurimi bazë?
Sipas ofruesit Sanitas, trajtimi nga psikiatrit mbulohet si çdo mjek tjetër në Zvicër, duke zbritur franchise-n dhe bashkëpagesën.
Trajtimi nga psikologë nuk mbulohet nëse nuk është i referuar nga një mjek. Por, nëse një mjek i përgjithshëm përshkruan terapinë, atëherë ajo zakonisht mbulohet.
Psikoterapistët mbulohen nga sigurimi bazë vetëm nëse kanë licencë kantonale për të ushtruar profesionin dhe janë të njohur nga kompania e sigurimeve. Në këto raste, sigurimi mbulon deri në 30 seanca. Për vazhdim të trajtimit përtej kësaj, është e nevojshme një vlerësim dhe rekomandim nga një psikiatër. Vendimin përfundimtar e merr kompania e sigurimeve.
Po sigurimi plotësues?
Sigurimet shtesë zakonisht mbulojnë psikologët vetëm nëse ata janë anëtarë të shoqatave profesionale të caktuara ose të licencuar në kantonin tuaj. Kriteret ndryshojnë nga një kompani sigurimi në tjetrën.
A duhet rekomandim nga mjeku i familjes?
Kjo varet nga modeli i sigurimit që keni zgjedhur. Nëse keni modelin standard, nuk keni nevojë për referim. Por nëse keni një model më të lirë që kërkon referim, duhet të vizitoni mjekun tuaj të familjes fillimisht.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











