Pas shumë vitesh jetesë në Zvicër, një familje shqiptare nga Kosova është kthyer për të jetuar në fshatin Henc, afër Sllatinës, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për familjen Sllamniku, nga e cila janë shprehur se ka qenë ëndërr e kamotshme e tyre për t’u kthyer në Kosovë.
Qendresa, bashkë me burrin e saj, Liridon Sllamniku, dhe fëmijët e tyre, po ia dalin mirë të jetojnë edhe në Kosovë me bizneset e tyre.
Qendresa tregon se disa vite më parë e kishte në mendje kthimin në Kosovë dhe investimin në profesionin e saj.
Ajo, bashkë me familjen e saj, vendosën për t’u kthyer nga Gjeneva në fshatin Henc të Kosovës.
Ajo ka studiuar në universitetin “Ouvrière de Genève”, ka marrë disa diploma dhe trajnime të njohura nga Federata Zvicerane, ka përvojë 14 vjet punë në farmaci dhe 10 vjet në estetikë.
Ajo ka një kohë që ka hapur Institutin “Swiss Aesthetic Training” dhe shprehet se është shumë e kënaqur me punën dhe jetesën në Kosovë. /Albinfo.ch.