Kosova
16 mijë nxënës morën pjesë në Olimpiadën e gjuhës shqipe Shqipëri- Kosovë
Për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova organizuan një olimpiadë të përbashkët të gjuhës shqipe, ku morën pjesë mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga të dy vendet, duke testuar njohuritë e tyre mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, vlerësuan 84 nxënësit finalistë të kësaj olimpiade të përbashkët, të cilët u shpallën fitues pas përfundimit të tri fazave të para të konkurrimit.
Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke u shprehur se ky është një moment i bukur që simbolizon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës për të festuar gjuhën shqipe, që është thelbi i identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo shprehu besimin se ky aktivitet do të kthehet në një traditë të bukur, që do të vazhdojë vit pas viti, duke afruar nxënësit dhe duke forcuar lidhjet mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Pas një pune të mundimshme nga të dy ministritë, sot po festojmë përfundimin e një iniciative që ka shpërfaqur angazhimin e nxënësve dhe mësuesve, dhe që do të vazhdojë si një traditë e rëndësishme për brezat që vijnë. Kjo është një mundësi për të ruajtur dhe promovuar gjuhën tonë të bukur shqipe”, tha ministrja Manastirliu.
Në një mesazh të veçantë, ministrja Arbërie Nagavci shprehu kënaqësinë për suksesin e këtij aktiviteti dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar midis dy ministrive për të forcuar mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe për të organizuar aktivitete që bashkojnë nxënësit nga Shqipëria dhe Kosova.
“Ky aktivitet ka dy qëllime kryesore: për të forcuar bashkëpunimin mes dy ministrive tona dhe për të lartësuar gjuhën shqipe. Të gjithë ju jeni fitues”, u shpreh ministrja Nagavci.
Në total, 84 nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, pas përfundimit të tri fazave të olimpiadës, u shpallën fitues dhe morën certifikata për njohuritë e tyre mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ky aktivitet ka pasur një pjesëmarrje masive, me rreth 16 mijë nxënës që u angazhuan në këtë olimpiadë të përbashkët.
Ky bashkëpunim i suksesshëm mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës synon të mbrojë dhe promovojë gjuhën, kulturën dhe traditat tona, si dhe të forcojë identitetin kombëtar të shqiptarëve
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












