Integrimi
I treti në bronz*
Para disa ditësh, kryetarja e Komunës së Gjakovës, në emisionin « Komitetit » të Gazetës Express », që transmetohet në RTK, na solli konfirmimin e ngritjes së shtatorës së ish-kryetarit të Kryesisë së RSFJ-së dhe njërit prej shqipfolësve me më së shumti besim në kreun e RSFJ-së, krahas Ali Shukriut dhe Sinan Hasanit, Fadil Hoxhës.
Fadil Hoxha në historinë më të re të Kosovës hyri me kundërvënien e tij të ashpër demonstratave të vitit 1981, duke i quajtur pjesëmarrësit e tyre “plehrat e Kosovës” dhe duke i kërcënuar ata me « birën e minit 300 grosh». Ky kërcënim nuk mbeti vetëm verbal, por u materializua me burgosje, dënime, hapje dosjesh, largime nga puna,kontrolla e survejime. Kosova nga marsi i vitit 1981 u shndërrua në vendin me më së shumti prezencë policore dhe ushtarake në Evropë, të përcjellë nga tamtamet e një propagandë të vrazhdtë kundër historisë së re e më të vjetër shqiptare, sidomos të asaj nga Rilindja Kombëtare e tutje. Dhe kjo ndodhi me kërkesën, me dijen dhe me lejën e Fadil Hoxhës të cilit Komuna e Gjakovës e Mimoza Kusari – Lilës do t’i ngritka përmendore! Përmendorja për Fadil Hoxhën do të thotë përmendje dhe përkujtim i kërcënimeve dhe fyrjeve të tij bërë të rejave dhe të rinjve të Kosovës të vitit 1981, është hymn për dhunën e ushtruar për të paktën 40 vjet me radhë në Kosovë, është fyerje për fëmijët dhe të rinjtë, gratë dhe burrat e Gjakovës të masakruar nga kjo polici dhe ushtri.
Mimoza Kusari – Lila me mesazhi n e saj don të na bindë edhe njëherë se partia e liderit të saj, pjesë e të cilit është edhe ajo, e ka njëmend jo vetëm në kujtimin e epokës broziste si “të epokës së përparimit më të madh të Gjakovës”, siç nuk ngurroi ta theksonte kryetarja, por edhe në plehërimin e shesheve të qyteteve tona me portretet e tyre të nxira.
Portreti i Fadil Hoxhës do të mund të shkonte në zyrën e kryetarës së Gjakovës apo në selitë e partisë së Behgjet Pacollit, por jo në sheshin e Gjakovës e të asnjë qyteti a fshati tjetër të Kosovës. Nuk e meritojnë nënat e bijave dhe bijëve gjakovarë të zgjohen nën portretin e ngrystë të vonuesit të pranverave tona, nuk e meritojnë luftëtarët e lirisë të parakalojnë pranë përmendores së atij që kishte urdhëruar vrasjen e atdhetarit të devotshëm, Shaban Polluzha. Nuk e meritojnë nënat e të pagjeturve të zgjohen me dhembjen e të dashurve të tyre pa varre dhe të shohin sovran para syve të tyre zhdukësin e mijëra të rinjve në ferrin e Tivarit. As nxënëset e nxënësit dhe dhe as studentet e studentët gjakovarë s’mund të marrin mësime nën vrojtimin e syrit të keq të historisë e të kulturës shqiptare, siç nuk mund të ligjërojnë as profesorët e dijetarët e nderuar gjakovarë nën duart e gjakosura me gjakun e shkronjave e të mendimeve shqipe të shkrira në bronz të Fadil Hoxhës. E lumtur do të jetë vetëm Mimoza Kusari – Lila dhe Behgjet Pacolli pranë saj jo për Fadil Hoxhën sa për veten e tyre, jo për veprën e tij sa për të ardhmen e tyre, jo për përmendorën e Fadil Hoxhës sa për monumentin e përmbysjes së historisë në themelet e të cilit do të jenë pa dyshin edhe ata. Prandaj Fadil Hoxha në bronz do të mund të quhet edhe “I treti në bronz”!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









