Integrimi
99% e kërkesave për azil nga Kosova refuzohen në Gjermani
Kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme kërkoi të shtunën trajtimin edhe më të shpejtë të kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës. 40% e azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani.
Kryeministri i landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil ka kërkuar që të përshpejtohen sa të jetë e mundur procedurat e trajtimit të kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës.
Kërkesat e azilantëve nga Kosova refuzohen në masën 99%, është shprehur kryeministri i landit për gazetën e Hanoverit “Hannover Presse” në botimin e së shtunës, trasnmeton albinfo.ch.
Stephan Weil ka kritikuar faktin që trajtimi i këtyre kërkesave zgjat më shumë se një vit, megjithëse vetë azilkërkuesit e kanë të qartë se ata nuk kanë të drejtë azili në Gjermani.
Qëllimi duhet të jetë sipas kryeministrit të landit të Saksonisë së Poshtme që më së voni pas një tremujori të kemi një vendim të bazuar ligjërisht. Me procedime të tilla të përshpejtuara mund të arrihet reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.
Në muajt e fundit është rritur në mënyrë masive numri i azilkërkuesve nga vendet e rajonit, sidomos nga Kosova, Shqipëria e Serbia. 40% e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani.
Për autoritetet ky fluks bllokon fonde dhe punonjësit e zyrave të azilit për të ndihmuar ata refugjatë, të cilëve u është njohur azili, të ardhur nga vendet e luftës dhe krizave.
Kryeministri i landit të Saksonisë kërkon shtimin e personelit për Zyrën Federale të Migracionit, dhe marrjen e shpenzimeve për trajtimin e kërkesave të azilit nga federata.
Më 8 Maj kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar në një takim të nivelit të lartë, ku temë debati do të jenë shpenzimet e akomodimit dhe integrimit të refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













