Kultura
Projekti “Apropos Kosovo”, nominohet për çmimin “Grimme”
Projekti filmik multimedia “Apropos Kosovo“, i shkollës profesionale për reporterë në Reutlingen të Gjemranisë është nominuar për çmimin medial Grimme në kategorinë online.
Bëhet fjalë për projektin e kursit të nëntë të shkollës për reportrerë „Zeitenspiegel“ në këtë qytet.
Kanë konkurruar plot 1400 projekte nga të cilat janë zgjedhur për pjesëmarrje vetëm 25 sish.
Komisioni që ka nominuar edhe projektin kosovar ka deklaruar se ëshë përcaktuar për këtë projekt nga shkaku se reportazhet multimediatike „ndërtojnë si në një mozaik fotografinë e shtetit më të ri të Evropës“.
12 gazetarë të rinj kanë udhëtuar në prill të vitoit 2014, 1800 kilometra deri në Kosovë dhe nga atje kanë marrë me kamerë përshtypjet për jetën që bëhet atje, konfliktet, ëndrrat, skandalet, problemet, transmeton albinfo.ch. Nga këto ka dalë projekti multimedial „Apropos Kosovo“ që përbüehet nga 12 rrëfime.
Deri më 11 qershor mund të votohet online se cili projekt në cilën kategori do të zgjidhet. Veç kësaj llogariten edhe votat e një jurie profesionale.
Më 18 qershor në Köln mbahet mbrëmja e madhe e zgjedhjes së fituesit.
Ky është viti i 15-të që jepet çmimi “Grimme”
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












