Kultura
Elhaida Dani, shpresa e shqiptarëve në Eurovision
Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në “Eurovision” në vitin 2004. Që atëherë shteti i Evropës juglindore është përfaqësuar çdo vit, megjithatë deri më tash nuk ka pasur ndonjë sukses të madh. Rezultatin më të mirë Shqipëria e ka arritur në vitin 2012 me këngën “Suu”.
Këngëtarja (kosovare v.j.) kishte arritur në Azerbejxhan të fitojë vendin e pestë. Këtë vit shpresohet që në Vjenë, Elhaida Dani me këngën e saj “Im Alive” të korrë suksesin më të madh, shkruan gazeta austriake “Die presse”, transmeton “albinfo.ch”.
Kënga ndryshohet në momentet e fundit
Çuditërisht Elhaida Dani vetëm pak para afatit përfundimtar, ka ndryshuar këngën e saj. Ajo merr pjesë në Eurovision me këngën “Im Alive”, në vend që të konkurronte me këngën “Diell”, që ishte fituese e festivalit ”RTSH”. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që këngëtarja e kishte me kompozitorin e këngës Aldo Shllaku, i cili për arsye personale ka tërhequr këngën.
Kënga “Im Alive” është prodhim kosovar e kompozuar nga producentët, Zzap & Chris, shkruan gazeta.
Teksti i kësaj kënge është punuar nga këngëtarja Linda Halimi, ndërkohë fituesja e “The Voice of Italy 2013” Elhaida Dani në shumë sondazhe në mediat virtuale, konsiderohet si njëra nga favoritet për festivalin e këtij viti, raporton “albinfo.ch”.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











