Lajme
Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit sirian
Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhër arrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve, tha një burim ligjor të martën vonë, përcjell albinfo.ch.
Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.
Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Në nëntor 2023, gjykatësit francezë kishin lëshuar një urdhërarrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.
Ai pasoi një hetim francez për sulmet kimike në Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013, që vranë më shumë se 1,000 njerëz.
Qeveria e Assadit në të kaluarën ka mohuar përdorimin e armëve kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile, e cila shpërtheu në mars 2011.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













