Lajme
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
“Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos.
Një storje suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara, fitore Duma jeton në Çikago prej 26 vitesh, transmeton albinfo.ch.
Ajo emigroi me anë të lotarisë amerikane dhe sot biznesi i saj “Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos.
Shkodrania rrëfen vështirësitë e fillimit.
“Vështirësia më e madhe është gjuha. Pesë vjet absolutisht e humbur, nuk merr vesh çfarë thonë, nuk i merr vesh se çfarë kërkojnë, ose nuk je e zonja të shprehësh mendime, por gjithçka kaloi, them se mirë dhe ja ku jam sot. Gjithmonë ëndrra amerikane”, ka thënë ajo.
Duke shfrytëzuar talentin e saj në qepje, sot Fitorja arrin të qepë 100 mbulesa të jelekëve antiplumb për efektivët amerikanë.
“Më morën në punë në një dyqan që shiste roba të policisë së Çikagos, e pas 16 vjetëve u shkëputa e i thashe vetes mund të bësh dicka tjetër në jetë. Shkova në një fushë tjetër për dy vjet dhe më mungonte qepja, fusha që doja të filloja nuk e kisha qejf. Jam rritur me makinë qepëse dhe klientët më kërkonin, ‘ku ike, më duhet mbulesa e jelekut antiplumb’ më thoshin. U detyrova me kënaqësi me ardh prapë në këtë fushë dhe është absolutisht ëndërr për mua”, rrëfen Fitorja.
Ajo thotë se për të krijuar biznes në SHBA asaj iu deshën 7 vjet, por e ka arritur falë dashurisë për profesionin vullnetit e motivit për të pasur sukses.
Si nënë e katër fëmijëve, Fitorja thotë se edhe 10 vjet mund ta mbajë vetë biznesin, por se fëmijët e saj nuk beson se mund ta trashëgojnë qepjen, ndërsa menaxhimin po.
“Dhe dhjetë vjet do ta bëj, por nuk e shoh që fëmijët do ta marrin përsipër, sidomos qepjen. Mund të marrin dyqanin, por jo qepjen”, thotë ajo.
Vajza e Fitores është gjithashtu pjesë e policisë së Çikagos e ajo thotë se ka dhe shqiptarë të tjerë efektiv.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












