Lajme
Flinte në stacionin e trenit, sot storje suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar
Endrit Rustemi, i lindur në Fier, në vitin 1991, mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me nënën dhe dy motrat e tij, përcjell albinfo.ch.
Muajt e parë i kaloi në Milano duke fjetur në Stacionin Qendror. Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore.
Menjëherë pasi bëri picën e tij të parë dhe i joshur nga brumi, ai filloi të punojë si picier vetëm në moshën 17-vjeçare, derisa hapi restorantin e tij në Brescia, pasi kishte punuar për marka të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane.
Tani në moshën 33-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, ai tregon për Tgcom24 historinë e tij të dashurisë me picën dhe me atë “shkopin” e përgatitjes së tyre, të cilin e mban me vete prej 10 vitesh. Ndonëse me kalimin e kohës i është dashur ta riparojë disa herë, por ai e konsideron si diçka tepër të bukur për ta bërë.
A e ndryshoi vërtet pica jetën tuaj?
Po, më shpëtoi siç u ndodh shpesh shumë njerëzve që i afrohen botës së kateringut.
Por si u bëtë një kuzhinier picash?
Mendoj se ka qenë fati, sepse që në fëmijëri, në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja brumin me aq mundësi sa kishim, në një situatë shumë të vështirë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me brumin dhe aromën, të njëjtat që gjeta dhe e gjej veten te çdo picë. Më pas, mundësia e punës sime të parë në një piceri, pas 8 vitesh në një komunitet për të mitur, ishte një përvojë profesionale që la gjurmë tek unë përgjithmonë si shef i një picerie.
E mbani mend “takimin” e parë me picën?
Po, këtu në Itali. Njohja në atë pjatë aromat dhe shijet që ndjeja me gjyshen. Ishte një zhytje në të kaluarën, në kuzhinën e fëmijërisë sime, kështu që menjëherë rashë në dashuri me të. Dhe jam ende super i dashuruar me të.
Por cili është sekreti i një pice të mirë? Po në veçanti për picën tuaj, a mund të na thoni?
Vetë brumi i picës është shumë i thjeshtë. Sigurisht që në nivel profesional ka studime pas brumërave, produkteve, miellrave, por për mendimin tim duhet të punohet gjithmonë për thjeshtësinë, sepse thjeshtësia është gjithmonë gjëja më e vështirë për t’u arritur. Sekreti te pica ime? Nuk më pëlqen frigoriferi, përdor vetëm miell të grurit të butë plus Nobligrano në një raport 70/30. Të gjitha miellrat e krijuara posaçërisht për mua, më sjellin produktin final.
Cila është pica juaj e preferuar? Cila është më e kërkuara në menunë tuaj?
E preferuara ime është marinara. Një picë e thjeshtë në vetvete, siç është stili im. Po ashtu edhe margherita. Më e kërkuara nga klientët e mi? Margherita është gjithmonë mbretëresha.
Po të mos kishte qenë shef picash, kush do të ishte Endriti sot?
Gjithmonë e pyes veten për këtë. Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetën time. Mund të vazhdoj dhe të provoj përsëri në botën e kateringut dhe pastiçerisë. Më pëlqen të eksperimentoj, por gjithmonë dua t’i kem duart me brum.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











