Lajme
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me kompaninë ruse Gazprom.
Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën pezullohen deri kur të kenë përfunduar luftimet.
Një javë më pas, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk kishte mbetur kohë e mjaftueshme për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Cilat do të ishin opsionet e mundshme pasi të ndalet kalimi i gazit rus nëpërmjet Ukrainës.
SA ËSHTË VOLUMI?
Furnizimi nga Rusia i Evropës ka rënë në mënyrë dramatike pas sulmit ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022, që e shtyu Bashkimin Evropian të ulë varësinë nga gazi rus.
Moska investoi për gati gjysmë shekulli për të zënë vend në tregun e gazit natyror në Evropë, ku arriti deri në 35% të tregut, por që tashmë ka rënë në rreth 8%.
Që nga 1 dhjetori, BE-ja mori më pak se 14 miliardë metra kub (bcm) gaz nga Rusia nëpërmjet Ukrainës, nga 65 bcm në vit kur filloi kontrata e fundit pesëvjeçare në vitin 2020.
Komisioni Evropian ka thënë se ky vëllim mund të zëvendësohet plotësisht nga importet e gazit të lëngshëm natyror dhe gazin e importuar nga burime të tjera.
Moska ka humbur pjesën e saj në treg përballë vendeve të tjera rivale, si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari.
Rusia mund të ketë fituar gjatë vitit 2024 rreth 5 miliardë dollarë nga shitjet e gazit që kalon nëpërmjet Ukrainës, bazuar në një parashikim mesatar të çmimit të gazit të qeverisë ruse prej 339 dollarësh për 1000 metër kub dhe sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ukraina fiton nga 800 milionë deri në 1 miliard dollarë tarifa tranziti në vit.
Çmimet e gazit në BE u rritën në vitin 2022 në nivele rekord pas humbjes së furnizimeve ruse. Ndërsa tashmë pritet të ndalet krejtësisht furnizimi, zyrtarët dhe kompanitë tregtare të BE-së thonë se një përsëritje e rritjes së çmimit nuk ka gjasa të ndodhë, duke patur parasysh vëllimet tashmë modeste dhe numrin e vogël të klientëve të mbetur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










