Jeta në Zvicër
Presidenti francez viziton Zvicrën
Në kryeqytetin zviceran presidentin e Francës, François Hollande, do ta presë presidentja e vendit, Simonetta Sommaruga
Në fokus të vizitës janë marrëdhëniet e forta dhe miqësore midis Zvicrës dhe Francës. Gjithashtu do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimin në mes dy vendeve. Politikat evropiane të dy vendeve do të jetë një temë e madhe diskutimi.
Krerët e Qeverisë së Zvicrës do ta presin presidentin e Francës me nderime ushtarake të mërkurën, më 15 prill, në Bernë.
Në mbrëmjen e ditës së parë të vizitës së presidentit francez do të shtrohet një darkë solemne.. Në ditën e dytë të vizitës, François Hollande bashkë me homolgen zvicerane Sommaruga do të vizitojë disa institucione arsimore dhe disa nga bizneset në rajonin e Cyrihit dhe Lozanës.
Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Francës kanë qenë të mira me shekuj. Edhe sot, të dy vendet ruajnë marrëdhënie të mira ndërshtetërore: Në asnjë vend më shumë zviceranë nuk jetojnë jashtë vendit sesa në Francë (rreth 200.000), dhe askund më shumë francezë nuk jetojnë më shumë se në Zvicër (rreth 170.000). Në sferën ekonomike, Franca është partneri i katërt tregtar më i madh i Zvicrës prapa Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italisë. Më shumë se 150 mijë banorë nga zonat ndërkufitare të Francës punojnë në Zvicër.
Vizita e fundit nga një president francez në Zvicër ishte realizuar nga Jacques Chirac në vitin 1998. Para tij, residentit François Mitterrand e kishte vizituar Zvicrën në 1983. Takimi i fundit në mes dy vendeve në nivelin më të lartë ishte realizuar në tetor 2014. Ministri Federal i Zvicrës, Didier Burkhalter u prit nga presidenti Hollande në Paris.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











