Lajme
Bie shitja e veturave të reja në BE
Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Regjistrimet e automjeteve të reja ranë në bazë vjetore me 1.9 për qind, në 869,816 autompbila. Në muajin tetor ato ishin rritur me 1.1 për qind.
Ndër katër tregjet më të mëdha, Franca ra më shumë – me 12.7 për qind, e ndjekur nga Italia, ku shitjet u ulën me 10.8 për qind. Në të njëjtën kohë, shitjet në Spanjë u rritën me 6.4 për qind dhe në Gjermani ishin më të larta për 0.5 për qind.
Në muajin nëntor, vëllimi i shitjeve të veturave elektrike me bateri ra me 9.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me pjesën e tregut që u zvogëlua nga 16.3 për qind në tetor në 15 për qind. Një rënie e tillë i atribuohet kryesisht një rënie të konsiderueshme të regjistrimeve në Gjermani dhe Francë.
Kërkesa për hibride plug-in gjithashtu ka rënë në muajin nëntor, me 8.8 për qind. Nga ana tjetër, regjistrimet e reja të automjeteve hibride-elektrike janë rritur me 18,5 për qind dhe pjesa e tyre në treg është 33,2 për qind, krahasuar me 27,5 për qind në nëntor të vitit të kaluar.
Shitjet e veturave me benzinë ranë 7.8 për qind, për shkak të rënieve në të katër tregjet kryesore. Edhe tregu i automobilave me naftë ra me 15.3 për qind, si pasojë e rënies në shumicën e tregjeve.
Gjatë 11 muajve të parë të këtij viti, shitjet e makinave të reja u rritën me 0.4 për qind dhe arritën në 9.7 milionë njësi. Ndër tregjet më të mëdha, më së shumti kontribuoi Spanja, me rritje të shitjeve prej 5.1 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










