Kalendari

Ekspozitë mbi biografinë e profetit Muhamed

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër për herë të parë organizon një ekspozitë të hapur për të gjithë vizitorët.
 
Tema: “Biografia e Muhamedit a.s. nga lindja deri në vdekjen e tij”
Një ekspozitë e tillë është ekspozuar në 27 shtete të botës.
Ligjërues: Mysafiri special nga Medine Munevere, prof.dr. Mustafa Ammar Munla.
 
Ekspozita do të jetë e hapur nga 26.03.2015 deri 01.04.2015.
 
Do të organizohet edhe një seminar me  dy sesione, që do të zgjatë një ditë më 28 mars.
 
Urojmë që ky seminar të shërbejë si një urë bashkpunimi për të ardhmen në mes diasporës shqiptare dhe imameve që udhëheqin këto institucione.
 
Në këtë seminar janë të ftuar si mysafirë special :
 
1. Dr.Hisham Maizar, kryetar i FIDS ( Federata e Organizatave Islame në Zvicër)
2.Dr.Halid Duran, kryetar i VAM ( Lidhja e Muslimanëve te Kantonit Aargau)
3.Kryetari i Unionit të muslimanëve të Italisë, Reshat Ibishi
4.Kryetari i Unionit të muslimanëve të Gjermanisë, Salahudin Ibra
 5.Kryetari i Unionit të muslimaneve të Austrisë, z.Vahidudin Behluli
 
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqipëtarë në Zvicër
Mr. Nehat V. Ismaili