Lajme
Skulptura e Leunora Salihut, pjesë e projektit për Kryeqytetin Kulturor të Evropës
Përurimi i veprës së saj saj lidhet me projektin “Purple Path”, pjesë e shpalljes së qytetit Chemnitz Kryeqytet Kulturor i Evropës, në vitin 2025
Punimi “Bogen” (Harku) i artistes kosovare-gjermane Leunora Salihu zbukuron ish-burgun e grave Hoheneck në Stollberg, (në ish RDGJ, ose DDR) dhe thekson rëndësinë e demokracisë. Përurimi i saj lidhet me projektin “Purple Path”, pjesë e shpalljes së qytetit Chemnitz Kryeqytet Kulturor i Evropës, në vitin 2025.
Ministrja e Kulturës e Saksonisë, Barbara Klepsch (CDU) ka qenë e pranishme në inaugurim, transmeton albinfo.ch. Eksponati përbëhet nga qindra disqe alumini rrethore që bëjnë bashkëformën e një harku dhe u financua nga Qeveria Federale dhe Shteti i Lirë i Saksonisë.
“Ish-burgu i grave Hoheneck nuk është vetëm një vend kujtimi, por edhe një memorial për demokracinë tonë. Vepra e re e artit e merr këtë dhe tregon nga e kaluara që kujtohet këtu në të ardhmen”, theksoi Klepsch, shkruan diesachsen.de.
Ndër të tjera, kjo vepër inkurajon njerëzit të ecin përpara me guxim, pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë dhe të ndërmarrin veprime për të parandaluar rishfaqjen e vendeve sikur Hoheneck”, ka thënë veç tjerash ministrja Klepsch.
Gjatë epokës së RDGJ, gratë kishin hyrë në grevë urie në burg.
Leunora Salihu është skulptore dhe profesoreshë universitare kosovare-gjermane. Ajo ka studiuar në kolegje të ndryshme arti në Gjermani dhe ishte studente e Tony Cragg, vepra e artit të të cilit është gjithashtu pjesë e “Purple Path”.
Hoheneck tani është një memorial që përkujton burgun dikur famëkeq të grave në RDGJ.
Në korrik të këtij viti, Klepsch hapi një ekspozitë të përhershme këtu me Presidentin Federal Franz-Walter Steinmeier, përcjell albinfo.ch. Ajo fokusohet në fatet e ish të burgosurve dhe tregon historinë e grave të burgosura.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI shfaqet në kopertinën globale të TIME100 AI 2026, përkrah disa prej... -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime














