Integrimi
“Dardania” e Winterthurit shkëlqen në festën e migrantëve në Delemont
Në festën „Udhëkryqet e Migrimit” në qytetin e Delemontit të Kantonin Jura, në mesin e 14 komuniteteve të ndryshme janë paraqitur edhe shqiptarët, në përkujdesje dhe bashkorganizim të Bashkësisë Shqiptare të Kantonit Jura dhe nën prezantimin e SHKA-së „Dardania” nga Winterthuri.
Me një program prej 45 minutash, i cili ishte një befasi e madhe për gjithë komunitetin, por edhe një risi për të pranishmit me paraqitjen e larmishme me këngë, valle instrumentale, valle koreografike dhe krejt në fund valle të përbashkëta me surle e tupanë.
Por, respektimi i kohës la shumë të pranishëm me dëshirën që të vazhdohet edhe më tej ritmi i valles dhe vallen e përbashkët.
Ashtu siç ishte paraparë, nga ora 15:00 anëtarët e SHKA „Dardania” u ngjiten në skenë për t’iu treguar të pranishmëve se çka kishin përgatitur gjatë interpretimit të programit të tyre, ndërsa për neve në publik nuk mungonin fjalë miradije dhe komplimente nga vetë zviceranët për veshjen, këngët, vallet dhe veglat muzikore.
„Mua po me fascinon ky vullnet dhe kjo paraqitje kaq e bukur e shqiptarëve dhe e kësaj shoqërie me gjithë këta fëmijë, të rritur dhe të moshuar. Pra këtu janë të gjitha gjeneratat dhe diçka të tillë ende nuk kamë parë”, ishte komenti i një shikuesi, të cilit nga zhurma e muzikës dhe e valles nuk arritëm t’ia mbajmë në mend emrin.
Për shqiptarët dhe paraqitjen e Dardanisë nga Winterthuri foli edhe shefja e Zyrës për integrime në Delemont, zonja Nicole Bart, e cila ka vlerësuar lart paraqitjen e valltarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të SHKA-së „Dardania” me larminë e saj të valleve dhe veshjeve të bukura, të cilat performuan në skenë karshi të gjitha kombeve, të cilat sot morën pjesë në festën „Udhëkryqet e Migrimit”.
Ajo mes tjerash tha se shqiptarët janë mirë të organizuar dhe kanë dëshirë të integrohen sa më mirë, por gjithnjë duke ruajtur rrënjët e veta, të cilët i shohim përmes valles e traditës.
Me këtë rast kryetari i shoqërisë „Dardania”, Shefqet Cakolli, i ka dhuruar monografinë „Një hap i traditës kombëtare”, libër ky i sapobotuar me rastin e 20-vjetorit të saj vitin që sapo e lamë pas.
Gjatë paraqitjes së kësaj shoqërie, që tani i kaloi 20 vjet të veprimit, pati shumë duartrokitje dhe bashkëvallëzim nga masa e tubuar në gjysmëhark, edhe pse vallet luheshin poshtë skenës.
Të kënaqur janë ndarë edhe kryesia e Bashkësisë Shqiptare të Kantonit Jura, në krye me Xhevxhedin Ahmetin, kryetar, Shkëlzen Matoshin, sekretar, Afrim Ramabajën, nënkryetar dhe Luan Haradinajn, shef i Departamentit për kulturë pranë kësaj bashkësie.
Shkëlzen Matoshi, i cili ishte i angazhuar edhe në mbarëvajtjen e kuzhinës së pasur me ushqime tradicionale, tha se kjo festë organizohet për çdo vit dhe se marrim pjesë thuaja se çdo herë. „Ushqimet tona pëlqehen nga të gjithë pjesëmarrësit në festa të tilla. Përpos kësaj, ne organizohemi edhe në festat e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Matoshi.
Nazmi Kadriu, pensionist, i cili kishte ardhur ta përcjellë nga afër këtë paraqitje, ka falënderuar shumë valltarët e „Dardanisë” që mundësuan të prezantohen edhe shqiptarët karshi popujve të tjerë.
Për mbarëvajtjen e kësaj feste folën edhe vetë protagonistët e shoqërisë „Dardania”, si Hamit Shillova, Mehmet Sermaxhaj, Lulzim Kadriu, Tefik Shavda.
„Paraqitja jonë në mesin e 13 kombeve të tjera të gjithë botës na jep vullnet dhe na inkurajon që edhe më tutje të vazhdojmë, me këto prezantime si kjo në Delemont”, tha Hamit Shillova, një veteran i SHKA „Dardanisë”. Ai është mjeshtër i veglave me frymë, mandej çiftelisë, këngës dhe surleve, e në veçanti melosit të gajdes, pikë kjo skenike që zgjoi interesim të madh.
Mehmet Sermaxhaj, nënkryetar i shoqërisë “Dardania” nga Winterthuri, ka kërkuar edhe më tutje të përkrahen nga prindërit si deri më tani, sepse sipas tij, pa ndihmën e tyre nuk do të mund të arrinim këto suksese.
Lulzim Kadriu, një prind, i cili ishte i angazhuar në organizimin e udhëtimit të anëtarëve të shoqërisë mes tjerash ka falënderuar publikun dhe ka inkurajuar edhe anëtarët dhe stafin e shoqërisë për organizimin dhe programin e larmishëm, të cilën u paraqitën kësaj here, e në veçanti përmendi komentet pozitive të zviceranëve.
Tefik Shavda, një instrumentist i dalluar i SHKA „Dardania”, ka porositur që të punojnë për të qenë edhe më të mirë në të ardhmen.
E gjithë koreografia dhe përzgjedhja ishte bërë nga Këshilli artistik, i përbërë nga Shefqet Cakolli, Albulena Kqiku dhe Hamit Shillova, të cilët kishin përzgjedhur një program të larmishëm duke prezantuar edhe veshjet kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare.
Shefqet Cakolli
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare