Lajme
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore me hapjen e “Odës”, një Qendër Kulturore e re në qytetin e Breshias, përcjell albinfo.ch.
Kjo qendër, e drejtuar nga Valbona Xibri, si presidente, synon të bashkojë komunitetin shqiptar që jeton në Itali, duke ofruar një hapësirë për aktivitete kulturore dhe shoqërore.
Kremtimet për hapjen e Odës mblodhën një numër të madh pjesëmarrësish, nga të rinj e të moshuar, ku pas intonimit të himnit kombëtar, artisti arbëresh Mimmo Imbrogno performoi për publikun, duke krijuar një atmosferë të veçantë. Këngët e tij u mirëpritën nga pjesëmarrësit, shumica prej të cilëve ishin të rinj, një fakt inkurajues për të ardhmen e këtij projekti.
Sekretari i Qendrës, Edmir Çekrezi, gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe motivimit të anëtarëve për të gjallëruar këtë iniciativë. Ai gjithashtu siguroi se “Oda” do të mbajë dyert e saj të hapura për të gjithë dhe do të promovojë vlerat e diasporës shqiptare në Itali.
Iniciativa për krijimin e kësaj qendre u bë e mundur falë përpjekjeve të një grupi sipërmarrësish shqiptarë, përfshirë Edmir Çekrezin, Gëzim Guga dhe Admir Plaka. Me pjesëmarrjen e mbi 200 personave në këtë ngjarje dhe anëtarësimin e 88 të rinjve, objektivi është që “Oda” të kthehet në një lëvizje të fuqishme për komunitetin shqiptar në Itali.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












