Lajme
Studim: Teknologjia e re e AI mund të zbulojë më shumë se 1000 sëmundje
Sipas një studimi, teknologjia e re me Al mund të zbulojë shenjat e hershme të më shumë se 1,000 sëmundjeve, shumë kohë përpara shfaqjes së simptomave.
Algoritmi kompjuterik i quajtur MILTON, analizon rezultatet e testeve të pacientit të mbledhura zakonisht nga mjekët e përgjithshëm për të zbuluar modelet në të dhëna – dhe për të parashikuar me besim të lartë një diagnozë të sëmundjes shumë vite më vonë.
Gjiganti farmaceutik, AstraZeneca, i cili zhvilloi mjetin me Al, tha se do të përshpejtojë zhvillimin e trajtimeve më efektive dhe të synuara.
Por, gjithashtu po i bën të dhënat lirisht të disponueshme për studiues të tjerë, të cilët mund të zhvillojnë teste diagnostikuese që lejojnë trajtimin e hershëm parandalues të sëmundjeve.
Bëhet e ditur se MILTON analizoi të dhënat nga 67 biomarkues klinik rutinë, duke përfshirë rezultate të detajuara nga testet e gjakut dhe urinës, kontrollet mbi presionin e gjakut dhe performancën e frymëmarrjes, si dhe peshën, moshën dhe gjininë, shkruan skynews.
Ai gjithashtu shikoi të dhënat nga 50,000 vullnetarë të Biobank, mbi 3,000 proteina të gjetura në plazmën e gjakut që luajnë një rol kritik në shumë funksione të trupit, duke përfshirë sistemin imunitar dhe hormonal.
Siç raportohet, mjeti me AI ishte në gjendje të zbulonte modele delikate në të dhënat që do të kishin qenë të padukshme për syrin e njeriut dhe t’i lidhte ato me sëmundjet me të cilat pacientët u diagnostikuan deri në një dekadë ose më shumë më vonë.
Performanca e tij parashikuese u vlerësua si “e jashtëzakonshme” për 121 sëmundje dhe “shumë parashikuese” për 1,091 të tjera, sipas studimit të botuar në revistën Nature Genetics.
Prof. Dusko Ilic, i Shkencave të qelizave burimore, King’s College London (KCL), tha se fuqia parashikuese e MILTON ishte “e jashtëzakonshme”, duke rritur mundësinë e ndërhyrjes së hershme, trajtimeve më të personalizuara dhe kostove më të ulëta të kujdesit shëndetësor.
Por ai paralajmëroi: “Kam disa shqetësime në lidhje me përdorimin etik të tij”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











