Portrete të firmave
Ambasadori Latifi viziton kompaninë e fluturimeve “Chair”

Kompania zvicerane e fluturimeve “Chair”, e cila ka filluar operimin e saj në Kosovë nga mesi i vitit 2019, me disa fluturime, ndërsa sot Chair Airlines fluturon dy herë në ditë nga Cyrihu për në Prishtinë, çdo ditë, (një herë në ditë) në Shkup dhe të shtunave për në Ohër. Po ashtu nga Bazeli fluturimet ditore për në Prishtinë tani operohen nga Chairi zviceran.
Chair Airlines ka zgjeruar kapacitetet nga Prishtina edhe në Gjermani. Vitin e kaluar kishin udhëtuar rreth 1 milion udhëtarë me këtë kompani të fluturimit.
Me një flotë me 4 aeroplanësh, Chair Arlines përmes Cyrihut bëhet urë lidhëse jo vetëm në mes të Kosovës, por edhe destinacione më të njohura dhe më të bukura të pushimeve në Evropë, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.
Kompaninë ajrore zvicerane me seli në Gllatbrugg e ka vizituar të hënën ambasadori i Kosovës në Zvicër, z.Mentor Latifi, i cili është pritur nga CEO i kësaj kompanie, Shpend Ibrahimi.
Ibrahimi ka njoftuar diplomatin kosovar për zhvillimin 5-vjeçar të Chair Arlines në tregun e aviacionit.
Kompania ajrore zvicerane “Chair Airlines”, sipas Ibrahimit, plotëson kërkesat e cilësisë për pasagjerët, duke aplikuar strategjitë shumë inovative, duke modernizuar brendësinë me ulëse të reja dhe pajisje të brendshme, si dhe së fundi edhe me qillim ekologjik.
Me gjithë «turbulencat» në treg Chair Arlines ka investuar vazhdimisht në modernizimin e shërbimeve më të reja për pasagjerët si shujtat të ngrohta që mund të porositen gjatë rezervimit të fluturimi deri te Online Check-in, Self Bag Drop dhe Priority.
Me këtë rast ambasadori Latifi ka falënderuar CEO e kompanisë Chair, Shpend Ibrahimi, për mikpritjen e ngrohtë dhe prezantimin e kompanisë, në të cilën zbatohen standardet më të larta zvicerane të aviacionit.
“Ambasada e Kosovës në Bernë do të ketë takime më të shpeshta për të nxitur dhe lehtësuar komunikimin me kompani të suksesshme zvicerane, të cilat menaxhohen nga shqiptarët”, ka vlerësuar me këtë rast diplomati kosovar për albinfo.ch.
Ambasadori Latifi theksoi se kjo kompani jo vetëm që paraqet imazh suksesi të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, por është edhe imazh suksesi për shtetin helvetik, meqë është kompani zvicerane e fluturimit.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026