Lajme
Zuckerberg: Administrata e Biden bëri trysni për censurimin e informacioneve mbi COVID 19
Mark Zuckerberg, Shefi Ekzekutiv i kompanisë Meta që përfshin edhe platformën Facebook, i tha një komisioni të Kongresit amerikan se zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Joe Biden ushtruan trysni ndaj kompanisë që të censuronte disa informacione lidhur me COVID-19 gjatë pandemisë dhe se kompania mori atëherë vendime që nuk do t’i merrte sot.
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi një letër të zotit Zuckerberg të hënën, ku ai shkruante se mes materialeve të censuruara ishin copëza humori dhe satire dhe se zyrtarët e administratës “shprehën pakënaqësi të madhe me ekipet tona kur ne nuk ramë dakord”.
“Unë besoj se trysnia e qeverisë ishte e gabuar dhe jam penduar që nuk ishim më të hapur,” tha Zuckerberg.
I pyetur për një reagim ndaj komenteve, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se “e përballur me një pandemi vdekjeprurëse, kjo administratë inkurajoi veprime të përgjegjshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike”, shkruan VOA.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe konsistent: ne besojmë se kompanitë e teknologjisë dhe aktorët e tjerë privatë duhet të marrin parasysh efektet që kanë veprimet e tyre tek publiku amerikan, kur marrin vendime të pavarura në lidhje me informacionin që publikojnë”, shtoi zëdhënësi.
Zoti Zuckerberg foli gjithashtu për një nismë prej 400 milionë dollarësh ndërmarrë përmes fondacionit të tij bamirës përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e cila sipas tij synonte të garantonte që komunitetet në zonat urbane, të periferive dhe ato rurale të kishin burimet e duhura që njerëzit të mund të votonin të sigurt gjatë një pandemie globale.
“Pavarësisht analizave që kam parë që tregojnë të kundërtën, unë e di se disa njerëz besojnë se kjo nismë favorizoi njërën parti mbi partinë tjetër. Synimi im është të jem neutral dhe të mos ndikoj në asnjë lloj mënyre, madje të shmang edhe perceptimin se po luaj ndonjë rol, kështu që nuk kam në plan të jap një kontribut të ngjashëm në këtë cikël zgjedhor”, tha Zuckerberg.
Letra vjen vetëm më shumë se dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit në SHBA.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














