Kalendari
Ekspozitë me fotografi “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë”
OJQ “For New Life Kosovo”, e cila merret me kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të jetë prezente me një ekspozitë në Meyrin, Gjenevë
Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë, 30 gusht 2024, do të zhvillohet një ngjarje në “Jardin des disparus” (Kopshtin e të zhdukurve) në Meyrin, Gjenevë.
OJQ “For New Life Kosovo”, e cila merret me kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të jetë prezente me një ekspozitë në Meyrin, Gjenevë.
Kjo organizatë ofron shërbime psikosociale për anëtarët e familjeve.
Ajo informon familjet për të drejtat e tyre dhe opinionin vendor dhe ndërkombëtar për masakrat dhe fatin e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Informacioni sigurohet përmes aksioneve dhe ekspozitave.
Si pjesë e kësaj pune, organizata arriti të organizojë disa ekspozita fotografike në Tiranë, Bursa, Zagreb dhe Londra.
Në vijim të këtyre aktiviteteve, organizata ka planifikuar një takim, i cili do të zhvillohet në “Jardin des disparus” në Meyrin, Gjenevë, më 30 gusht 2024, nga ora 17:30, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë.
Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucioneve përkatëse.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Gusht 2024
- Ora17:30
- LokacioniMeyrin, Gjenevë
- Data e përfundimit30 Gusht 2024 - 19:00
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra















