Lajme
Biden tregon arsyet që do të mund ta bindnin për tërheqje nga gara presidenciale
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të hiqte dorë vetëm nëse do t’i shfaqej një “komplikacion shëndetësor”, raporton New York Times.
Sipas Times, Biden u pyet nëse kishte ndonjë arsye që do ta bënte atë të rishikonte qëndrimin në garën presidenciale.
Në përgjigje, presidenti tha: “Nëse do të kisha ndonjë problem mjekësor, nëse dikush, nëse mjeku do të vinte tek unë dhe do të më thoshte, ju keni këtë ose atë problem.”
Në fillim të këtij muaji, Biden tha gjatë një interviste me prezantuesin e ABC-së, George Stephanopoulos, se ai do të tërhiqej nga gara vetëm nëse “Zoti i Plotfuqishëm” i thoshte që ta bënte këtë.
Komentet e Biden vijnë mes thirrjeve në rritje nga demokratët për t’u tërhequr nga gara, mes shqetësimeve për moshën dhe gjendjen e mendore, veçanërisht pas performancës së tij të dobët në debatin kundër Donald Trump.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









