Fotolajmi
„Bota në Rorschach“, një vend me shumë shqiptarë
Bota shqiptare në Rorschach, do të mund të titullohej premiera e dramës së shfaqur të shtunën në Rorschach, si projekt i shqiptarës Ajete Gashi Maliqi e mbështetur nga Kata Piroch dhe regjisorja Beatrice Mock.
Përmes „Botës në Rorschach“ apo në gjermanisht „Welt in Rorschach“ organizatorët kanë sjellë laramanin multikulturore në këtë qytet që ka një numër të madh qytetarësh me prejardhje të huaj.
Plotë 13 aktorë të kombësive të ndryshme mahniten publikun e përzier që kishte mbushur deri në grykë sallën e shkollës sekundare.
Me pesë aktorë dhe me dhjetëra shikues shqiptarë, shfaqja dominohej me batuta për shqiptarët, por nuk mungonin as ato për gjermanët, zviceranët, hungarezët, portugezët, indianët e kështu me radhë. Stereotipet e sjellura në skenë dukeshin aqë autentike sa që publiku nuk mbahej dot nga të qeshurat.
Merita të mëdha për realizimin e sukseshëm të kësaj shfaqjeje teatrale ka padyshim, regjisorja Beatrice Mock, e cila udhëqë teatrin „Schloff“ në Rorschach, fletë e ekzaltuar nga suksesi i shfaqjës, projektuesja, Maliqi.
Kroatja, Ankica Gjinolli, tha për albinfo.ch që kjo ishte një shfaqje tejet defryese. Kjo çfarë ne sot pamë, ka munguar në Rorschach, e veçmas me shqiptarët që janë shumë në Rorschach, por që pak duken në evenimente të këtilla. Unë e kam burrin shqiptar dhe jam tejet e lumtur që burri im, Shkumbimi, sot shumë mirë aktroi.
Regjisorja Mock ka arritur deri në imtësi të prek problemet e bashkëjeteses mes njerëzve të kombësive dhe besimeve të ndryshme fetare duke ilustruar mes batutave e paragjykimeve të zviceranëve, arrogancën gjermane, prepotencën hungareze, punëtorën e pavëmendëshme dhe ankesat e prindërve shqiptarë, e shumë pjesë të tjera argëtuese për publikun që përcillnin me kurreshtje të madhe lëvizjet në skenë, u shpreh ajo më tej.
Pjesa e parë e shfaqjes u zhvillua në një shtëpi banimi mes grave të kombësive të ndryshme që ankoheshin tek kujdestari italian për zhurmë të madhe e mungesë të një lifti.
Në pjesën e dytë publiku shijoi skena që i përjeton secili qytetarë në marketet e firmës Migros, ku shitësja me emrin Berisha nuk brengosej për pritjet e konsumatorëve pasiqë ishte e zërë në telefon. Përderisa një grua e mbuluar trembë qenin e vogël të një konsumatoreje zvicerane, e cila pëlset në britma e ankesa…
Dhe në fund të pjesës së tretë mësuesja zvicerane përballët me arrogancën e përkthyeses gjermane që duhej përkthyer në takimin me prindër të fëmijëve të klasës së saj.
„Në Rorschach flitet gjermanisht, frengjisht, italisht, shqip, kroatisht, portugalisht e gjuhë të tjera, dhe kjo jemi ne, Bota në Rorschach, tha në fund të shfaqjës aktorja e vetme profesionale, Barbara Camenzind.
Mes tri shfaqjeve, një hapësirë e mjaftueshme iu kishte kushtuar edhe informacioneve të sjellura nga eksperti migracionit, Osman Sadiku, në formë të portreteve mbi traditën dhe kulturën e shqiptarëve të Kosovës.
Kjo bëri që italianja, Antonella Morina, të shprehet me një dozë humori se:“Tani që pashë këto informacione mbi Kosovën, i kuptojë më mirë sejlljet e burrit tim…“.
Aktorët që luajtën në këtë shfaqje:
Aktorët Rolët e luajtura
Belz Eliane, Rorschach | Regula Spiess / Frau Eggenberger |
Lopes Santos Maria, Rorschach | Frau Prasciolu / Frau Pavlovic |
Maliqi Ajete, Rorschach | Hatice Murat |
Valentyik Csilla, Goldach | Réka Magyar / Frau Stanica |
Xhinoli Shkumbin, Rorschach | Giovanni Melo |
Reitz Trudi, Rorschacherberg | Ursula Schumacher / |
Frau Dr. Anneliese Schneider | |
Murtezi Fitim, Rorschacherberg | Genc Murat / Herr Hugentobler |
Yataco Perro Gisella Isabel, Rorschach | Gigi Mendoza |
Maliqi Afrim, Rorschach | Gramos Lüthi / Herr Shaban |
Soosaipillai Sarah, Rorschach | Priscilla Stanley / |
Frau Amithabachan | |
Camenzind Barbara, Rorschach | Frau Kowalski / Lucy Kreyenbühl |
Kluibenschädl Hannah, Rorschach | Leonore Spiess |
Murtezi Shqipe, Rorschacherberg | Hanife Berisha |
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim Gjestila Mehmetaj vazhdon të jetë një model frymëzimi për komunitetin shqiptar dhe për ata që kanë...
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë